22.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKamioni përplaset me fouristradën në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohet shoferi

Kamioni përplaset me fouristradën në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohet shoferi

Dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Për pasojë ka mbeturi i dëmtuar lehtë një shofer.

Bëhet fjalë për një mjet të tonazhit të rëndë, i cili ka goditur një automjet tip fouristradë me këtë të fundit që ka përfunduar në kanal.

Shoferi i fouristradës është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës nga ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

Çfarë është SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË TË PRONARIT TË MJETIT MOTORRIK?

MTPL ose siç njihet ndryshe “Sigurimi i Detyrueshëm i automjetit” do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta dhe i korrespondon kontratës së sigurimit të detyrueshëm në Shqipëri për qarkullimin e mjetit motorrik.

ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

LIMITET E PËRGJEGJËSISË

 Sigurimi TPL është sigurim përgjegjësie dhe sigurim solidar, që ka për qëllim që të paguajë dëmet që shkaktohen të tretëve nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit ose problemet në rrugë.

Duhet dalë e qartë se çfarë rrezikohet nga mungesa e një sigurimi TPL. Gjoba që vendoset nga policia është gjëja më minimale që mund të ndodhë në rast mospajisje me TPL.

Për një autoveturë, pronari/drejtuesi i mjetit rrezikon deri në 55 milionë lekë të reja pagesë dëmesh, që do ti kërkohen nga kompania përgjegjëse e sigurimit që ka paguar të demtuarit.

Për një furgon apo autobus për transport pasagjerësh, rrezikon deri në 150 milionë lekë pagesë dëmesh.

Për kamionë që tranportojnë lënddë të rrezikshme, rrezikon deri në 200 milionë lekë pagesë dëmesh.

LEXO EDHE: Dëm nga përdorimi i mjetit? Si përfitohet dëmshpërblimi

Sigurimet janë gjithmonë brenda rreziqeve. Ato nuk shesin letra dhe marrin para. Dhe as blejnë rreziqe dhe qëndrojnë në pritje të ngjarjes së sigurimit.

Gjithë këto aksidente, të shoqëruara me viktima dhe të plagosur janë ngjarje sigurimi, ndërsa dëmet e paguara janë mijëra herë më të larta se primet e paguara.

Pas çdo primi të paguar fshihet një dëm shumë i madh i cili paguhet nga kompania e sigurimit.

Por, shqiptarët duan të jenë të siguruar, por nuk duan të paguajnë primin. Primi i paguar është, në fund të fundit, kontrata e sigurimit ose vërtetimi se jeni i siguruar.

Ndaj tregoni kujdes kur udhëtoni me automjetin tuaj! Mospajisja me siguracionin e nevojshëm është shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat