13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreDëm nga përdorimi i mjetit? Si përfitohet dëmshpërblimi

Dëm nga përdorimi i mjetit? Si përfitohet dëmshpërblimi

Nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Çdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara, të cilat sipas rastit përbëhen nga:
– Dëme ndaj personit.
– Dëme ndaj pronës.

Për të përfituar dëmshpërblimin, pala e dëmtuar ka të drejtën të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim dhe dokumentacionin shoqërues tek:

  • Shoqëria e sigurimit i pronarit të mjetit të transportit, me të cilin është shkaktuar aksidenti (siguruesi i shkaktarit te aksidentit);
  • Byroja Shqiptare e Sigurimit (BSHS), në rast se mjeti i transportit shkaktar i aksidentit, është i pasiguruar, i paidentifikuar apo me regjistrim të huaj dhe me dokument të siguracionit ndërkombëtar.
  • Paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim mund të bëhet brenda një periudhe prej 2 viteve nga data e ndodhjes së aksidentit. Megjithatë rekomandohet që të njoftoni shoqërinë e sigurimit përgjegjëse sapo të keni mundësi dhe të paraqisni kërkesën për dëmshpërblim.
  • Kërkesa për dëmshpërblim duhet të shoqërohet me dokumentacionin e nevojshëm për trajtimin e saj.
  • Ne do të vijojmë fushatën informuese për përdoruesit e mjeteve në transport, të cilët kanë detyrim të paisen me kontratën e sigurimit TPL dhe në rast aksidenti, konsiderohen palë e dëmtuar dhe gëzojnë të drejtën e dëmshpërblimit.
  • Kujdes❗
    Drejtuesi i mjetit motorik është i detyruar që gjatë përdorimit të mjetit të mbajë gjithmonë me vete policën e sigurimit, si dhe ta paraqesë atë sa herë i kërkohet nga personi zyrtar i autorizuar
    Në rast aksidenti, të japë të dhënat personale (ID, emër, mbiemër, adresa, nr. Tel) dhe të dhënat që lidhen me sigurimin e detyrueshëm, tek të gjithë personat e përfshirë në aksident, të cilëve mund t’u lindë e drejta të kërkojnë dëmshpërblim.
    Shoqëritë e sigurimit/BSHS gjatë administrimit të dhënave personale të subjekteve zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
  • Për tu njohur me legjislacionin e zbatueshëm: https://shoqatasiguruesve.al/ligje/?fbclid=IwAR1LnU5cq4yVDLrZZKb8OwSXxyGnF_sQQKnMAspIYAwr-KTK4OBfXaJTxe8

https://shoqatasiguruesve.al/akte-nenligjore/?fbclid=IwAR1kXBQ7TePr5NbtSixplgyapg-TT_2z7dIK1F9UQFFYi7wfR46zw7c3rR0

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat