14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-Shkurt, 7.4 mld lekë kredi për blerje shtëpie/ Çfarë duhet të dini...

Janar-Shkurt, 7.4 mld lekë kredi për blerje shtëpie/ Çfarë duhet të dini para një veprimi kaq të rëndësishëm

Blerja e një shtëpie, mbetet një nga shkaqet kryesore që shtyn qytetarët drejt dyerve të bankave. Vetëm në dy muajit e parë të këtij viti, qytetarët kanë marrë 7.4 miliardë lekë kredi pranë bankave, me qëllim ‘blerje banese’.

Në raport me janar-shkurt të vitit të kaluar, kredia për shtëpi u rrit me 365 milionë lekë.

Blerja e një prone po bëhet gjithnjë edhe më e kushtueshme, si pasojë e çmimeve të apartamenteve që vijojnë të rriten pa ndalim.

Shtrenjtimi i pronave nuk pritet të ndalojë as në muajit në vijim, ndikuar edhe prej bumit turistik, dhe kërkesës së madhe për apartamente jo vetëm me qira por edhe për blerje.

Por nga ana tjetër në këto muaji të parë të vitit, është vënë re, kalimi nga kreditë në euro tek ato në lekë. Konkretisht në dy muajit e parë të vitit qytetarët kanë marrë 5.6 miliardë lekë kredi në monedhën vendase, me një rritje prej 3.3 miliardë lekë në krahasim me vitin e kaluar.

ÇFARË DUHET KEMI KUJDES PARA SE TË MARRIM NJË KREDI PËR SHTËPI?

Duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë dhe zonat urbane rriten çdo vit, blerja e një apartamenti bëhet sfidë më vete. Sepse i shtohet dhe presioni i kohës për të mos mbartur edhe kostot e rritjes se çmimeve të tyre.

Dhe në këto raste, një mjet ndihmues është kredia bankare.

Kreditë për shtëpi janë produkti që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti. Por ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë” dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmtimi nga shkaqe të ndryshme qe citohen respektivisht në policën e sigurimit.

Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vlerën reale të tij”.

Pse?

Banka ka siguruar kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj. Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!

Çfarë duhet të bëjmë?

Blini policën e sigurimit me mbulim vlerën e plotë të banesës apo biznesit tuaj.

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100 mijë euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja.

Kjo është e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.

Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!

Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.

Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.

Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri?

Sipas ekspertëve, Shqipëria është një ndër vendet me veprimtari shumë të theksuar sizmike por edhe një nga vendet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore.

Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësor për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet apo fatkeqësitë natyrore. Sigurimet ju rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara se të ndodhë dëmi. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Ku mund ta blejmë Sigurimin e Shtëpisë?

Në SIGAL UNIQA, kompania lider në treg, Sigurimi i Shtëpisë mund të kryhet:

  • në një kohë shumë të shkurtër në një prej zyrave të SIGAL, kudo në Shqipëri
  • ose ONLINE në vetëm 3 hapa

Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm duke e siguruar plotësisht atë. 

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat