14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVera po vjen më shpejt! Bashkë me të edhe rreziku nga zjarri/...

Vera po vjen më shpejt! Bashkë me të edhe rreziku nga zjarri/ Çfarë duhet të bëjmë?

Vera po vjen me shpejtësi dhe me të po shfaqen raste të zjarreve siç po ndodh në Greqi. Kjo sjell rrezik për të gjithë ne. Në këto momente të vështira, ndjenjat e pasigurisë dhe panikut rikthehen, duke sjellë dëme të mëdha për qytetarët dhe duke shtuar barrën për qeverinë për të kapërcyer situatat e vështira.

ëto ngjarje shkaktojnë dëme financiare të konsiderueshme, me miliona euro të humbura, që në fund të fundit do të paguhen nga qytetarët.

Pas verës, vjen vjeshta me shi dhe përmbytjet e zakonshme. Gjithashtu, nuk duhet harruar rrezikun nga tërmetet, i cili mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për ne, duke qenë se Shqipëria ndodhet në një zonë të rrezikshme për to.

Në këtë situatë, është e rëndësishme të marrim masa.

Fatmirësisht, SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, ka resurse të mjaftueshme për të siguruar financiarisht qytetarët dhe bizneset, por shpesh mungon dëshira për të marrë këto masa sigurie, me disa qytetarë që mbeten indiferentë.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në dy muajt e parë të vitit 2024, sigurimi për dëmet në pronë solli mbi 646 milionë lekë të ardhura. Megjithatë, kjo shifër nuk është ende në nivelin e duhur për t’u përllogaritur me kërcënimet reale që përballim çdo ditë.

Gjithashtu, duhet të kuptojmë se kostoja e sigurimit mbetet relativisht e ulët, veçanërisht në një kohë kur çmimet e pronave rriten vazhdimisht.

Duke marrë parasysh që për të blerë një apartament nevojiten sasi të konsiderueshme financiare, sigurimi duhet të shihet si një investim i domosdoshëm për të mbrojtur pasurinë tonë nga këto rreziqe.

LEXO EDHE: “Fluturojnë” çmimet e apartamenteve në Tiranë, shtrenjtohen deri në 30% brenda një viti. Kryeson periferia

Si qytetarë, ne duhet të kthehemi tek përgjegjësia individuale dhe të marrim masa për të ruajtur sigurinë tonë financiare. Është koha për të hequr dorë nga mentaliteti i vjetër komunist dhe të kërkojmë zgjidhje në rrugë individuale dhe në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve, siç bëhet në shoqëritë e zhvilluara.

Duke vepruar kështu, ne do të jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, të cilët nuk janë të detyruar të mbështeten në ndihmën e shtetit për çdo problem.

Duke patur një policë sigurimi, ne krijojmë për veten një mjedis të sigurt dhe dinjitoz, pa u varur nga ndihma e shtetit për rikuperimin e dëmit në raste të emergjencave.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

Ose blijeni Online në pak minuta në www.sigal.com.al

Siguroni pronën sepse të sigurosh pronën do të thotë të mbrosh të ardhmen!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat