25.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJa qyteti europian më i nxehtë këtë verë

Ja qyteti europian më i nxehtë këtë verë

Me Cerberus që i la vendin Charon, Europa vijon të mbetet e mbërthyer në valën ekstreme të të nxehtit dhe në kontinent pritet të shënohet sot temperatura më e lartë e kësaj vere.

Mesdheu qëndror, ku përfshihet edhe Shqipëria, paralajmërohet se do të përjetojë temperaturat më të larta të këtij sezoni veror me mot ekstrem, ndërsa Agjencia Europiane Hapësinore njofton se ishulli italian i Sardenjës mund të shënojë temperaturën 48 gradë celsius.

LEXO EDHE: “Ky është vetëm fillimi”, ekspertët paralajmërojnë një tjetër valë ekstreme të të nxehtit

Me të tilla parashikime në horizont për 10 ditët e ardhshme, pyetja që mund të shtrohet është se cili është qyteti më i nxehtë në Europë.

Me 45 gradë të pritshme për t’u shënuar nga termometri në Catenanuova, kjo qytezë në Siçili, është aktualisht më e nxehta në kontinentin e vjetër.

Në Catenanuova për momentin termometrat tregojnë 42 gradë, por nëse parashikimet janë të sakta në orët e ardhshme do të kalojnë 45 gradë.

Ky qytet, së bashku me Floridia në provincën e Sirakuzës në gusht 1999 madje preku 50 gradë celcius.

Ndërkohë, “ferri” në Europë duket se nuk do të përfundojë me kaq. Ka paralajmërime se i nxehti përvëlues mund të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera në disa pjesë të Italisë.

LEXO EDHE: Zjarret bëjnë namin në Greqi dhe Mesdhe, dëme të konsiderueshme/ Ende nuk e ke siguruar shtëpinë?!

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat