13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident tragjik në Greqi/ Benzi bëhet copë, humbin jetën 5 shqiptarë

Aksident tragjik në Greqi/ Benzi bëhet copë, humbin jetën 5 shqiptarë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në Greqi, me pasojë humbjen e 5 jetëve, dyshohet shqiptarë.

Sipas të dhënave të deritanishme të Protothema, një makinë me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin të 5 viktimat, u përplas kokë më kokë me një kamion.

Aksidenti tragjik ndodhi pranë qytetit verior të Edessa, në kilometrin e 87-të rrugës Florina-Selanik.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta.

Megjithatë, dyshohet se shoferi i makinës Benz me targa AA 989 MU ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

Siç shihet edhe në këto pamje, përplasja ishte tepër e fortë dhe automjeti ku udhëtonin viktimat është shkatërruar thuajse tërësisht.

Të gjithë personat që ndodheshin në mjet gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

I plagosur nga përplasja mbeti edhe shoferi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.

Ndërkohë, sipas një tjetër media greke, viktimat punonin në bujqësi në zonën ku ndodhi ngjarja dhe po shkonin në Mavrovouni Skydra, kur u përplasën për vdekje.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat