20.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIndiani humb jetën në fabrikën e aluminit në Elbasan, ja pse duhet...

Indiani humb jetën në fabrikën e aluminit në Elbasan, ja pse duhet Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet

Një shtetas indian ka humbur jetën në fabrikën e riciklimit të aluminit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në ish-Kombinatin Metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: Plagosen 3 punëtorë të Minierës së Bulqizës/ Siguria në punë, kultura që ende mungon në Shqipëri

Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës.

Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, 184 persona janë aksidentuar në punë përgjatë vitit 2022, ndërsa 32 kanë humbur jetën.

Aksidentet me pasojë vdekje në punë kanë si shkak kryesor rënien nga lartësia, moszbatimin e rregullores së sigurimit teknik apo dhe kontaktin me energjinë elektrike.

Fatalitetet janë regjistruar gjatë punëve në ndërtim, ndërmarrje prodhuese, miniera si dhe ne disa sektorë të tjerë.

Ndërsa aksidentet më të shumta kanë ndodhur në ndërmarrje prodhuese, pasuar nga miniera dhe ndërtimi.

Për përfaqësuesit e sindikatave, punonjësit duhet të mos neglizhojnë rastet kur punojnë në kushte të pasigurta.

Problemi nuk është vetëm i punëdhënësve, ata janë të parët por problem është edhe i punëmarrësve, të cilët duhet të jenë informuar për të drejtat e tyre. Punonjësit të cilët janë në fronte të vështira punë, në vinçe, në kantiere detare, nëpër miniera, të jenë të sigurt pastaj të shkojnë në punë.”

Në 3 vitet e fundit  në Shqipëri çdo vit raportohen mbi 180 të aksidentuar.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së punonjësit të dëmtuar.

Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

– Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)

– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)

– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)

– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

– Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)

– Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

– Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie

– Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit

– Garanci për detyrimet e punëdhënësit

Ky sigurim mbulon:

– Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

– Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

KURRË MOS PUNONI PA PATUR MË PARË SIGURACIONIN QË JU MBRON NGA ÇDO E PAPRITUR NË VENDIN E PUNËS…

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat