13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHumbi jetën në aksident rrugor, 650 mijë euro dëmshpërblim për familjarët e...

Humbi jetën në aksident rrugor, 650 mijë euro dëmshpërblim për familjarët e 35-vjeçarit

Dëmshpërblim prej 650 mijë eurosh për të afërmit e një vikime në një aksident rrugor.

Kjo është ajo çfarë ka vendosur një gjykatë në Greqi.

Gjykata njohu fajtor për aksidentin shoferin, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit në një shkallë prej 1.22 mg/l, dhe me një shpejtësi marramendëse prej  mbi 175.5 km/h në një zone ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 50 km/h, shkruajnë mediat vendase.

35-vjeçari që ndërroi jetë ndodhej në sediljen e pasagjerit, i cili për shkak të përplasjes me një pemë, u gjend jashtë automjetit.

Vdekja e pasagjerit është shkaktuar nga lëndime të rënda në gjoks dhe gjymtyrë të poshtme”, thuhet ndër të tejra në ekspertizë.

Si është ndarë dëmshpërblimi?

  • 120.000 euro secili për dy prindërit (gjithsej 240.000 euro)
  • 120.000 euro bashkëshortes
  • 90.000 euro për secilin nga tre vëllezërit e motrat (gjithsej 270.000 euro)
  • 10.000 euro gjyshit
  • 5.000 euro secili për dy vjehrrit (prindërit e gruas) (gjithsej 10.000 euro)

Dëmshpërblimi i paguar nga kompania e sigurimit do ti faturohet shkaktarit të aksidentit

Sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, kur dëmi në një aksident rrugor është shkaktuar nga një drejtues i cili rezulton në gjendje të dehur, ky drejtues nuk eshtë i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton palëve të treta.

Kjo i jep të drejtën kompanisë të sigurimit, pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar, ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar (regres). Pa harruar këtu interesat dhe shpenzimet.

KUJDES! Mos përdorni asnjë mjet motorik nëse nuk jeni të pajisur me lejen e duhur të drejtimit apo jeni nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike pasi pasi pasojat finanaciare dhe jo vetëm mund të jenë tepër të larta.

LEXO EDHE: Çfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat