19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi, kurba e rasteve rritet sërish/ Arrin kulmin në javën e dytë...

Gripi, kurba e rasteve rritet sërish/ Arrin kulmin në javën e dytë të shkurtit

Kur mendohej se vala e të infektuarve me grip e infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes në Shqipëri po binte, ajo arrinë një tjetër kulm.

Pas pikut të qarkullimit të viruseve  mesin e janarit sipas Insitutit të Shëndetit Publik  javën e dytë të shkurtit u shënuan vlerat më të larta deri tani.

Mbi  17,700 persona kërkuan ndihmën e mjekëve në qendrat shëndetësore në vend. Rreth  3500  të sëmurë më tepër se dimrin e shkuar.

Për numrin e rasteve kryeson Tirana ndërsa më të prekur janë fëmijët.

Fruthi ndërkohë  është përhapur në katër qytete dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 26. Kryesisht janë fëmijë 1 deri në 14 vjeç dhe dy të rritur.

Kryeqyteti me nivelin më të ulët të vaksinimit ka dhe numrin më të lartë të rasteve.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga fruthi  kanë marrë trajtim në spital. Aktualisht mjekët thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik i bëjnë apel mjekëve të familjes për të  raportuar  çdo rast të dyshuar me fruth.

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat