13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHidhet shorti i "UEFA Nations League"/ Shqipëria 'me fat'. Ja datat e...

Hidhet shorti i “UEFA Nations League”/ Shqipëria ‘me fat’. Ja datat e ndeshjeve

Shorti i hedhur në Paris na mësoi me kundërshtarët e Shqipërisë në “UEFA Nations League”.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do të kenë në grup: Republika Çeke, Ukrainë dhe Gjeorgjinë.

Ndërsa Kosova do të ketë kundërshtarë: Rumani, Qipro dhe fituesen e Lituani-Gjibraltar.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje.

Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para.

Më pas në tetor do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy duelet e fundit të grupit.

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 –  13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 –  14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 –   17-19 Nëntor 2024

Liga e Kombeve ngriti siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria, në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat