15.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Sarandë/ Po shtynin makinën, dy të plagosur, një 15-vjeçar në...

Aksident në Sarandë/ Po shtynin makinën, dy të plagosur, një 15-vjeçar në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil ku një automjet tip “Benz” me drejtues E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”.

Ky i fundit, si pasojë e një defekti, po shtyhej nga një 24-vjeçar dhe tre persona të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej personave që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, një 15-vjeçar, së bashku me drejtuesin, D. Ç, kanë mbetur të lënduar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se adoleshenti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat