17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjithçka duhet të dini rreth shërbimit "TeleShëndet", risia e SIGAL UNIQA

Gjithçka duhet të dini rreth shërbimit “TeleShëndet”, risia e SIGAL UNIQA

Të sëmureshe dikur do të thoshte të udhëtoje tek zyra e mjekut për t’u ulur në një dhomë pritjeje me individë të tjerë të sëmurë aty rrotull. Pak ose asnjë njeri nuk ka dëshirë të dalë nga shtëpia kur janë të sëmurë, dhe sot falë teknologjisë, shumë njerëz nuk kanë përse ta bëjnë më këtë gjë.

Këtij trendi botëror tashmë ju bashkua edhe kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri e rajon, SIGAL UNIQA Group Austria e cila ka sjellë shërbimin inovator “Teleshëndet” për të qenë pranë klientëve të saj në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor.

Dhe e gjithë kjo pa qenë nevoja të shkoni në spital apo të prisni në rradhë mjekun, duke ju mbrojtur kështu nga sëmundje dhe viruse që po qarkullojnë gjerësisht.

Çfarë është “TeleShëndet”?

“Teleshëndet” është një aplikacion për telefona celularë (android dhe iphone) në mënyrë që sa herë të keni nevojë për t’u konsultuar me një mjek, të keni mundësi t’a telefononi atë me video ose audio 24/7 dhe kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë

Cilat janë shërbimet që më ofron platforma “TeleShëndet”?

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
  • Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;

Kujt i ofrohet shërbimi nga “TeleShëndet”?

SIGAL e ka krijuar këtë shërbim për klientët dhe të siguruarit. Kjo do të thotë se ju mund ta blini këtë shërbim në çdo pikë shitje të autorizuar nga SIGAL UNIQA apo direkt në faqen e web-it të kompanisë.

Gjithashtu, për klientë të caktuar që kanë Kartën e Shëndetit Silver apo Gold) këtë shërbim e përfitojnë falas.

Çfarë specialiteti kanë mjekët që përgjigjen në “TeleShëndet”?

Mjekët janë mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë. Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm për të kuptuar më saktë specialitetin për të cilin keni nevojë.

Ku ndryshon Karta Individuale nga ajo Familjare?

Karta individuale mund të përdoret nga 1 person i vetëm dhe mjeku do të konsultojë vetëm simptomat e njërit anëtari në familje.

Në mënyrë që mjeku të konsultojë edhe simptomat apo shqetësimet e anëtarëve të tjerë të familjes tuaj, ju duhet të pajiseni me kartën Familjare.

Kur mund të telefonoj?

Nuk ka limit oraresh për të telefonuar. Ky shërbim është i hapur, ditën dhe natën, 365 ditë të vitit.

Sa kushton shërbimi “TeleShëndet”?

PAKETA INDIVIDUALE – 5,000 Lekë në vit

PAKETA FAMILJARE – 10,000 Lekë në vit

LEXO EDHEQëndro i sigurtë, mjeku 24 orë në celularin tuaj/ Benefitet që më ofron platforma “TeleShëndet”

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat