16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"UNIQA", shtëpia e klientëve të kënaqur

“UNIQA”, shtëpia e klientëve të kënaqur

Pas një dekade rritjeje të vazhdueshme, tregu i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 u përball me pandeminë Covid, e cila imponoi vështirësi në operimin e biznesit që rezultoi në një rënie të tregut prej gati 5%.

Sipas raportit vjetor për vitin 2021, të publikuar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve, në vitin e kaluar tregu ka arritur të konsolidohet me sukses. Jo vetëm që është tejkaluar kriza e Corona, por me rritjen prej 15.54%, janë arritur rezultate më të mira krahasuar me vitin 2019.

Grupi austriak “UNIQA”, me dy zyrat e tij përfaqësuese “UNIQA AD” dhe “UNIQA LIFE”, mund të theksojë me krenari se është shtytësi kryesor i rritjes si në tregun e sigurimeve të jo-jetës ashtu edhe në atë të jetës.

LEXO EDHESIGAL dhe gjigandi austriak UNIQA, 15 vjet bashkëpunim

“UNIQA AD” është njëra nga tri kompanitë me mbi një miliard denarë bruto prime të shkruara për sigurimet e jo-jetës duke zënë 10,63% pjesë të tregut. Në të njëjtën kohë, ajo është lider në pesë kompanitë e renditura më të mira, sipas rritjes relative të PBB-së (+ 0,69%) dhe rritjes absolute të PBB-së (+195,9 milionë denarë).

Krahas klasës së përgjegjësisë nga vetura, në të cilën është lider i padiskutueshëm, gjenerues i rritjes së primeve është edhe sigurimi i pronës me një rritje prej 51,3 milionë denarësh në vitin 2020 në 145,4 milionë denarë në vitin 2021, një rritje prej 283%.

Kjo tregon se gjithnjë e më shumë klientë po zgjedhin UNIQA-n si partnerin e tyre të sigurisë. Arsyeja qëndron në përshtatshmërinë në përpunimin e kërkesave që mund të shihet përmes statistikave.

Nëse numri i dëmeve të rezervuara, dmth. dëmet e raportuara në kompani, por që nuk janë paguar, në fund të vitit 2018 ishin 2.186 dhe për to ishin rezervuar 227.3 milionë denarë, në fund të vitit 2021 vetëm 1.320 kërkesa të rezervuara ishin të papunuara me shumën e rezervuar prej 148,5 milionë denarësh.

Rënia prej 39.6% e numrit të dëmeve të rezervuara dhe 34.7% e shumës së rezervuar në mjedisin ku shumica e kompanive shënojnë rritje të shumës së rezervuar, është dëshmi se Drejtori i Përgjithshëm i “UNIQA AD” po punon me përkushtim maksimal me ekipin e tij për të justifikuar besimin që klientët i dhanë kompanisë.

Komponenti i sigurimit cilësor në produktin unit-link, si dhe mbulimi me risk të lartë të kredive të Stopanska Banka, i bënë ato një nga politikat më të dëshiruara në treg edhe gjatë vitit 2021.

Në fillim të vitit 2022, pasojat e pandemisë janë ende duke u ndjerë dhe bota e biznesit tashmë po përballet me sfida të reja. Pavarësisht rrethanave të reja të vështira ekonomike, UNIQA do të vazhdojë misionin e saj për të qenë një shtëpi e klientëve të kënaqur, të cilët me politikën e UNIQA-s do të marrin jo vetëm sigurim, por edhe siguri. /Osigurajse.net

LEXO EDHE: RMV/ Rritje e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2021, UNIQA mes kompanive që paguan më shumë dëme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat