15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGabimet e mjekëve mund të kushtojnë shumë shtrenjtë/ Si mund të mbrohen...

Gabimet e mjekëve mund të kushtojnë shumë shtrenjtë/ Si mund të mbrohen bluzat e bardha

Të gjithë mjekët, spitalet, klinikat mjekësore, farmacitë, klinikat dentare dhe të gjithë ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor duhet të kenë Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale.
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar:
Të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij/saj profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Çdo plagë në trup, dëmtim mendor, sëmundje, ose vdekje të çdo pacienti shkaktuar nga një veprim, gabim neglizhence të kryer nga ju në performancën e një aktiviteti të punës gjatë kohës së ofrimit të kujdesit shëndetësor, si edhe shpenzimet dhe kostot e mbrojtjes.
Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht. Ndaj SIGAL UNIQA Group Austria, mes 48 produkteve të sigurimit që ofron, ka edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore”, që është Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale.
Ky është një siguracion, i hartuar edhe për profesione si:
Arkitektët dhe inxhinierët
Noterët
Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme
Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve
Avokatët
Profesionet e reja në të cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh, duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij.
Nëse do të marrim një tarifë mesatare për këtë sigurim mund të themi se është 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti ose duke filluar nga 0.4% e shumës së siguruar.
Duaje profesionin tënd por edhe siguroje atë…
Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale, klikoni në:
Dërgo një e-mail në [email protected]
ose na shkruani në WhatsApp: +355 68 606 2829
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat