14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFront i ftohtë atmosferik nesër mbi vendin tonë, pritet edhe dëborë

Front i ftohtë atmosferik nesër mbi vendin tonë, pritet edhe dëborë

SHMU njoftoi se një front i ftohtë atmosferik pritet të kalojë nesër mbi vendin tonë. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e jugut reshjet në kohë afatshkurtër dhe lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0°C deri në 7°C
në zonat e ulëta 10°C deri në 16°C
në zonat bregdetare 12°C deri në 15°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat