21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO-VIDEO/ Përmbytjet bëjnë namin në Itali, makinat “flluskojnë” mbi ujë. Si Siguracioni...

FOTO-VIDEO/ Përmbytjet bëjnë namin në Itali, makinat “flluskojnë” mbi ujë. Si Siguracioni KASKO “nderoi” qytetarin në Shkodër

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë tashmë prej disa ditësh disa rajone të Italisë.

Reshjet e dendura që vijojnë prej së martës kanë sjellë prurje të shumta në lumenjtë e Ravenës dhe Bolonjës, disa prej të cilëve kanë dalë prej shtrati dhe kanë pushtuar rrugët.

Mbrojtja Civile ka dhënë alarmin për përmbytje dhe rrëshqitje dherash dhe gjatë së enjtes në Emilia Romagna dhe për këtë arsye iu kërkon banorëve të shmangin lëvizjet jo të rëndësishme dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion.

Ndërkohë nuk kanë munguar dëmet e mëdha në banesa, biznese por edhe automjete.

LEXO EDHE: Përmbytje, zjarre, tërmete…/ Rreziku i fatkeqësive natyrore! Risqet që prekin më shumë qarqet e Shqipërisë

KASKO, siguracioni që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore

Duke parë që ngjarje të tilla, si pasojë edhe e ndryshimeve klimatike, pritet të shtohen, gjithmonë kemi apeluar që përveç siguracionit të detyrueshëm të makinës, TPL, të keni edhe Siguracionin KASKO në mënyrë që dëmet nga fenomene të ndryshme natyrore të mos i paguani nga xhepi.

 

Siguracioni KASKO nga SIGAL UNIQA mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por edhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon Siguracioni KASKO:

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja
  • Vjedhja e pjesshme
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKOhttps://sigal.com.al/merr-cmim

Iu përmbyt makina në garazhd, si u dëmshpërblye qytetari në Shkodër

Më poshtë po ju sjellim një rast konkret nga Shkodra, zonë që thuajse çdo vit preket nga përmbytjet.

Makina luksoze, tip BMW, në pronësi të një qytetari të njohur në qytetin veri-perëndimor, u shkatërruar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura të fundvitit të shkuar të cilat përmbytën edhe garazhdin e banesës.

Automjeti u dëmtua plotësisht por falë siguracionit KASKO në SIGAL UNIQA, pronari i tij, në një kohë rekord, u dëmshpërblye nga kompania e sigurimit në një vlerë mbi 30 mijë euro.

Kjo shumë i mundësoi qytetarit të mos shqetësohet për humbjen e pësuar por shumë shpejt ta zëvendësojë atë me një automjet të ri.

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 60 62 829
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat