16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytje, zjarre, tërmete.../ Rreziku i fatkeqësive natyrore! Risqet që prekin më shumë...

Përmbytje, zjarre, tërmete…/ Rreziku i fatkeqësive natyrore! Risqet që prekin më shumë qarqet e Shqipërisë

Në Shqipëri risku më i lartë i fatkeqësive lidhet me çarjet e digave, përmbytjet e mundshme, aksidentet teknologjike dhe kërkimet biologjie si ishte rasti nga pandemia e covid-19.

Ndërkaq, referuar raportit të vlerësimit të riskut specifik nga rreziku i përmbytjeve janë 4 qarqe të cilët konsiderohen se kanë nivel jashtëzakonisht të lartë me risk ekstrem nga përmbytjet: Berati, Fieri, Shkodra dhe Vlora.

Këto qarqe pasohen nga Durrësi, më pas Elbasani, Gjirokastra Lezha dhe Tirana me një nivel mesatar.

LEXO EDHEE dinit që Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet?

Përsa i përket riskut të rrëshqitjeve të tokës, Shqipëria është një vend malor dhe një pjesë e konsiderueshme e vendit është e ekspozuar ndaj riskut nga rrëshqitjet e tokës.

Ajo që duhet nënvizuar mbetet fakti që në dekadat e fundit, disa rrëshqitje të tokës, kanë pasur lidhje me aktivitetin e ndërtimit, kryesisht të hidrocentraleve dhe autostradave të reja.

Kështu, risku më i lartë nga rrëshqitjet e tokës është regjistruar në qarqet Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në nivel mesatar risku janë vlerësuar qarqet Berat, Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë.

LEXO EDHE: Ndryshimet globale riformësojnë peisazhin e risqeve / Rritet nevoja dhe kërkesa për sigurimet inxhinierike, të pasurisë, përgjegjësive dhe bujqësisë

Po zjarret?

Në shumë vite, kryesisht zonat pyjore në Shqipëri janë nën shënjestrën e zjarreve duke u bërë faktori i dytë më i rëndësishëm i humbjes së siparfaqeve pyjore në Shqipëri. Por nga ana tjetër, zjarret masive përbëjnë një risk në rritje ndaj vendbanimeve njerëzore.

Ndërkaq qarku i Shkodrës kryeson në nivelin më të lartë të riskut nga zjarret masive, ndërsa Durrësi, Fieri, Lezha, Tirana dhe Vlora kanë një tendencë të rritjes së riskut nga mesatar në nivel të lartë.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike shtojnë rrezikun nga katastrofat/ Zjarre masive në Spanjë, ende pa ardhur vera… E keni siguruar pronën tuaj?

Në të gjithë territorin e vendit ekziston një risk i lartë sizmik, por qarqet që kryesojnë te kenë risk më të lartë është qarku i Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, ndersa Elbasani dhe Fieri kanë nivele në rritje.

LEXO EDHE: Harta e re sizmike/ Nuk ka ndarje zonale, e gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet

Për t’u ndalur në riskun teknologjik më i lartë është regjistruar në qarqet me potencial më të lartë ekonomik, përfshirë Durrësin, Fierin, Tiranën dhe Vlorën.

Ndërsa në nivelin më të lartë të riskut të ortekëve në Shqipëri kryesojnë zonat malore Korça, Kukësi e më pak Elbasani.

Por ajo që duhet theksuar mbetet edhe risku i çarjes së digave. E për rrjedhojë riskun më të lartë të çarjes së digave për prodhim energjie e ka qarku i Shkodrës ndërsa përsa i përket riskut të lartë të çarjes së digave bujqësore e ka qarku i Tiranës.

LEXO EDHE: Ponari: Duhen mekanizma rregullues nga shteti që e çojnë qytetarin drejt sigurimit nga fatkeqësitë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat