11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Aksidentohet Gazment Paja, aktori i njohur i ulur në rrugë pas...

FOTO/ Aksidentohet Gazment Paja, aktori i njohur i ulur në rrugë pas përplasjes

Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Sipas policisë, si pasojë e përplases së një motori nga një makinë, është plagosur drejtuesi i motomjetit aktori i njohur Gazment Paja.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me  datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident tjetër i rëndë me dy viktima ndodhi në kryeqëzimin e “21-shit”. Një prej viktimave ishte Luan Cenollari, punonjës i Policisë së Burgjeve, i cili punonte natën si taksist për të përballuar koston e jetesës ndërsa ishte baba i dy fëmijëve.

Lexo edhe: Hyri me semafor të kuq dhe ishte i dehur/ Ç’iu gjet në makinë shoferit që shkaktoi aksidentin me dy viktima

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat