13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShefat e shërbimeve të QSUT, Kuvendit: Rrisni edhe pagat, do mbetemi pa...

Shefat e shërbimeve të QSUT, Kuvendit: Rrisni edhe pagat, do mbetemi pa mjekë 

Shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kërkojnë ndryshime në ligjin “Për prokurimin publik”, duke lejuar procedurat e drejtpërdrejta për blerjet me vlerë të vogël.

Gjithashtu, ata kërkojnë rritjen e pagave, pasi me nivelet aktuale vendi ynë rrezikon të mbetet pa mjekë.

Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit 2022, në Komisionin parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ata thanë se procedurat aktuale po krijohen vonesa në drejti të sigurimit të materialeve për nevoja emergjente.

Gjithashtu, theksi u vu te rritja e pagave të mjekëve, pasi me nivelet aktuale vendi ynë rrezikon të mbetet pa mjekë, pasi përveç Gjermanisë, tashmë edhe Italia po ndjek të njëjtën praktikë në drejtim të personelit shëndetësor.

Paralelisht, u kërkua edhe ndërtimi i 2 spitaleve rajonalë në Tiranë, pasi aktualisht QSUT është e mbingarkuar me pacientë. Ndërkohë që, në fokus ishte edhe informimi i familjarëve që trajtohen për COVID-19.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi sugjerime se çfarë mund të bëhej në këtë drejtim, ndërkohë që sipas drejtorit të QSUT-së nuk ka patur problem në këtë drejtim, pasi mjekët kanë informuar çdo ditë një prej familjarëve në orarin e përcaktuar për këtë qëllim.

Lexo edhe: Rriten shpenzimet për shëndetësinë dhe deficiti i skemës së sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat