16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHyri me semafor të kuq dhe ishte i dehur/ Ç'iu gjet në...

Hyri me semafor të kuq dhe ishte i dehur/ Ç’iu gjet në makinë shoferit që shkaktoi aksidentin me dy viktima

Mësohet dinamika e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë dy persona humbën jetën.

Sipas News24, në aksident janë përfshirë mjeti ‘Citroen’ me drejtues shtetasin Emirjan Doko, 30 vjeç me mjetin që drejtohej nga Luan Cenollari.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Cenollari, si dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç.

Paraprakisht bëhet e ditur se 30-vjeçari është futur në kryqëzim me semafor të kuq, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë.

Ai ka rezultuar se ka qenë i dehur në momentin kur po drejtonte mjetin, ndërsa nga kontrolli në makinë i është gjetur edhe një armë zjarri.

Lexo edhe: Rriten aksidentet me vdekje/ INSTAT: Në 9 muajt e këtij viti humbën jetën 151 persona

SHKAQET E AKSIDENTEVE NË SHQIPËRI

Dy vjet më parë, CEO I SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, në një artikull rëndiste shkaqet kryesore pse në vendin tonë vijon të ketë një numër të lartë aksidentesh rrugore, rreth 3000 çdo vit.

Sipas Ponarit, fenomeni është kompleks por “i shërueshëm” nëse ndërhyhet aty ku ka me të vërtetë nevojë.

Disa nga shkaqet kryesore:

  1. Një nga shkaqet më të rëndësishme është drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi i tij në moshë të madhe, humbja e reflekseve dhe kontrolli i mjetit.
  2. Infrastrukura rrugore. Nuk ka asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.
  3. Mjetet janë të tejet të përdorura në rrugë të këqija. Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, edhe përmes aplikimit të taksave të ulëta, mjetet e përdorura. Kush është arsyeja për këtë? Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit kundrejt 3000 makinave të reja.
  4. Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse. Ato rrugë që janë ndërtuar dhe që janë ana pozitive e zhvillimit të vendit janë sot nën sulmin e njerëzve të pandërgjegjshëm, por edhe në papërgjegjshmërinë e strukturave shtetërore për mbrojtjen e rrugëve.
  5. Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit. Mungesa e kontrollit nga policia dhe drejtimi i automjetit nga përdoruesë nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të 50% të aksidenteve në Shqipëri. E keqja më e madhe është se këta përdoruesë nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni.
  6. Përdorimi multi-funksional i rrugëve automobilistike duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta dhe njerëz pa kriter, ka krijuar anomali në rrugët e Shqipërisë.
  7. Sistemi rrugor tek ne është një sistem që nuk ekziston askund. Pa asnjë sinjalistikë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë mbrojtje.
  1. Nga ana tjetër, në shumë rrugë, këto sinjalistika janë vjedhur dhe në shumë segmente rrugore janë vendosur keq, duke krijuar kaos dhe në jo pak raste në shumë automjete kanë hyrë deri tek timoni, vetëm nga vendosja me ndërprerje e këtyre mbrojtëseve.
  2. Përdorimi i gomave të konsumuara nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu edhe në verë ka shkaktuar plot aksidente. Kjo ndodh pasi nuk ka asnjë penalizim për asnjë drejtues mjeti dhe akoma tregtohen goma të përdorura në Shqipëri.

Lexo edhe: Makinat e sapotarguara “reklamohen” si makina të reja/ Shkaktare të mbi 70% të aksidenteve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat