10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërkeqësohet situata nga zjarret në Greqi, urdhërohet evakuimi i disa fshatrave

Përkeqësohet situata nga zjarret në Greqi, urdhërohet evakuimi i disa fshatrave

Përkeqësohet situata nga zjarret në Greqi. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 63 vatra në zona pyjore në të gjithë shtetin fqinj.

Situata është më alarmante në veri të Greqisë, sidomos në zonën e Aleksandrupolit, ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa fshatrave.

Për shkak të tymit të dendur nga zjarret rreth qytetit është kryer evakuimi i të gjithë pacientëve nga spitali i Aleksandrupolit.

Pacientet janë akomoduar në portin e qytetit në disa tenda si dhe një pjesë në një traget.

Përveç Aleksandrupolit me qindra zjarrëfikës janë duke luftuar me flakët edhe në Rodopi, Kavala, Viotia, Evia dhe Qithno.

Aktualisht në këto zona zjarret janë jashtë kontrollit. Veç forcave vendase në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrëfikës nga Franca.

LEXO EDHE: Disa shtete në emergjencë nga zjarret/ Mos e neglizhoni siguracionin e pronës suaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat