13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFONDI SIGAL/ Momenti që të mendojmë për të ardhmen tonë duke nisur...

FONDI SIGAL/ Momenti që të mendojmë për të ardhmen tonë duke nisur nga sot

Siç dihet, në vendin tonë mosha e pensionit është periudha më delikate për jetën e gjithësecilit. Shpenzimet janë shumë të larta për të ardhurat e limituara që merren nga pensionet shtetërore dhe shpeshherë pensionistët janë të detyruar të mbështeten tek familjarët e tyre për të përballuar jetesën.

Ky fenomen u bë akoma më i qartë gjatë periudhës së pandemisë ku përveçse rrezikut ndaj virusit pensionistët patën problematika të mëdha në përballimin e shpenzimeve kjo dhe për shkak të uljes së prurjeve nga të afërmit e tyre.

Në dallim nga të ngjashmit e tyre në Europë, pensionistëve shqiptar ju desh të bënin llogaritë jo vetëm me virusin por dhe me pamundësinë ekonomike.

Vlera e pensioneve që marrin qytetarët shqiptarë është padyshim më e ulët se ajo e vendeve të zhvilluara por nuk është i vetmi faktor që ndikon në mirëqënien e moshës së tretë.

Qytetarët në vendet e BE prej kohësh kanë zbuluar mënyra për të investuar në të ardhmen e tyre  duke siguruar një pension të dytë vullnetar për të ruajtur një standart të lartë jetese edhe gjatë pleqërisë. Duke investuar në pensionin vullnetar gjatë viteve të punës ata sigurojnë një pleqëri të qetë dhe të qëndrueshme ekonomikisht.

Në vendin tonë investimi në pensionin vullnetar po rritet në mënyrë të shpejtë, kjo dhe për shkak të fleksibilitetit të skemës dhe mundësisë që i ofron çdo individi për të patur një pension dhe një të ardhme më të mirë.

Kompania që kryeson tregun është Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL që zotëron rreth 44.2% të tregut të pensioneve vullnetare duke ofruar interesa deri në 4%.

Në Fondin SIGAL çdokush mund të gjejë formulën që i përshtatet pasi ka 5 lloje pensionesh dhe 7 opsione investimi, të krijuara për ti dhënë mundësinë gjithëkujt.

Por ka dhe më shumë, Fondi SIGAL kujdeset vazhdimisht për anëtarët e tij duke dhuruar bonuse fantastike deri në 30% në produktet e grupit SIGAL.

Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare te Fondi SIGAL:

  • Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
  • Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
  • Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
  • Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon trashëgimtarëve.

Ka dy mënyra se si mund të kontribuohet në pension vullnetar

Mënyra e parë është ajo ku individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat private të pensioneve, kjo është ajo që ndodh sot, duke e vendosur vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma është në shifra të ulta për shumë arsye. Kjo sepse njerëzit nuk i dinë përfitimet reale të kësaj skeme dhe mbeten peng i kontributeve në shtet, që në fakt, nëse do të kontribuonin në privat, pensioni del disa herë më i lartë.

Mënyra e dytë është që shteti të ndajë nga kontributet që qytetarët derdhin aktualisht për Sigurimet Shoqërore vetëm 3% për Pension Privat, atëherë qytetarët do të kishin një pension privat 3-4 herë më të lartë se pensioni i sotëm shtetëror, duke zgjidhur kështu përfundimisht këtë problem të rëndësishëm social.

Kështu, për shembull nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5 000 lekë të reja për 10 vjet në pensionin privat, ai/ajo do të përfitojë një pension mujor prej 8200 lekësh për 10 vite pasi të dalë në pension. Nëse kontribuon 5 mijë lekë për 20 vjet del me pension 13.600 lekë të reja, ndërsa për 25 vite kontribut del me pension mujor 17 mijë lekë.

Nëse për 20 vjet një qytetar arkëton në Fondin e Pensionit Privat nga 10 mijë lekë të reja në muaj, në fund do të përfitojë një pension prej 27 mijë lekë të reja dhe fitimi nga interesat do të jetë 408 mijë lekë të reja.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20 mijë lekë çdo muaj, shumë kjo që me Ligjin Shqiptar është e përjashtuar nga çdo taksë, pas 20 vitesh do të përfitojë një pension privat me 54 mijë lekë në muaj dhe fitimi nga interesat do të jetë rreth 820 mijë lekë të reja.

Kjo është zgjidhja që i është dhënë historikisht Europës, botës dhe tanimë edhe rajonit. Aktualisht Kosova e ka skemën 100% kontribut privat dhe pension privat. Ndërsa fqinji tjetër, Maqedonia e Veriut ka kohë që ka kaluar në dy pensione, një shtetëror dhe një privat, dhe pensioni privat është dyfishi i atij shtetëror.

Sa duhet të paguaj?

Sa të dëshironi! Shuma minimale e kontributit fillon nga 1.000 lekë në muaj. Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

Kjo duket qartë në shembullin e mëposhtëm:

Për 10 vjet kontribut me 5.000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384.000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5.000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17.000 lekë, fitimi nga investimi është  2.580.000 lekë.

Ka ardhur momenti që të gjithë të mendojmë për të ardhmen tonë duke filluar nga SOT.

Kontaktoni konsulentët e Fondit SIGAL dhe merrni këshillimin FALAS në lidhje me krijimin e një të ardhmeje më të bukur për ju dhe familjarët tuaj.

Kliko dhe njihu me këshilltarin tënd personal: https://fondisigal.com.al/keshilltaret/

Për më shumë informacion dhe paqartësi mund të vizitoni faqen e internetit www.fondisigal.com , ose të kontaktoni në numrin 067 40 26 007.

Lexo edhe: Pensionet, eksperti Hasa: Shqipëria sistem me vetëm një kolonë, të jetë e detyrueshme edhe pjesa private

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat