15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet, eksperti Hasa: Shqipëria sistem me vetëm një kolonë, të jetë e...

Pensionet, eksperti Hasa: Shqipëria sistem me vetëm një kolonë, të jetë e detyrueshme edhe pjesa private

Naim Hasa, ekspert për çështjen e pensioneve dhe Këshilltar i Përgjithshëm pranë Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, i ftuar në studion e “A2 Business” në A2 CNN u shpreh se “duhet të bëhet e detyrueshme edhe skema e pensioneve private”.

“Reforma që u bë në vitin 2014 nuk ishte e plotë, ishte reformë për të rregulluar disa elementë të skemës së sigurimeve shoqërore, që të ulej sadopak ai deficit buxhetor që mbarte me vete, siç ishte për shembull ngritja graduale e moshës së daljes në pension.

Reformë e plotë do të ishte vendosja e një sistemi vetëkapitalizues të skemës së pensioneve. Problemi i pensioneve sot është në të gjithë globin. Por, bota ka vendosur sisteme të alternuara: skema shoqërore të detyrueshme dhe skema private. Ne kemi një sistem me vetëm një kolonë: atë shtetëror. Duhet të jetë e detyrueshme edhe pjesa private. Kjo presupozon ndarjen e kontributit shoqëror në dy pjesë: një kontribut shoqëror që derdhet për të funksionuar skema për të mbajtur pensionistët dhe një kontribut vetëkapitalizues, që kur të dalë në pension, të marrë dy pensione. Në të gjitha vendet e Evropës, skemat funksionojnë me 3 apo më shumë kolona. Vetëm Shqipëria, Bosnja dhe Serbia kanë një sistem që bazohet në një kolonë”, tha Hasa.

Lexo edhe: Raporti i AMF/ Lider me 44% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

Skemat shtetërore gjithmonë do të ekzistojnë dhe do të garantojnë pagesat e pensioneve. Problemi është se këto pagesa nuk do të kenë prioritet rritjen ekonomike të pensionistit. Ne sot e kemi vetëm me një këmbë sistemin e sigurimeve shoqërore, vetëm me shtetin”, shtoi eksperti i pensioneve Naim Hasa.

Pensionet private janë alternativa që në të gjithë botën kanë zgjidhur historinë e pensioneve dhe është e domosdoshme që të implementohen edhe në Shqipëri.

Zhvillimi i Pensioneve Private në vendin tonë është shumë efektiv dhe për faktin e moshës së re që akoma ka popullsia e Shqipërisë, 33-35 vjeç, kundrejt 48-50 vjeç që e ka Europa, ç’ka ofron mundësinë të përfitohet shumë nga investimi i tyre.

Ndaj qytetarët duhet të kuptojnë se kjo nuk është vetëm një skemë, por një investim për ta, një përfitim i së ardhmes.

Si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?

Një qytetar në Shqipëri paguan për sigurimet shoqërore 24.5% të pagës plus 3.4% sigurime shëndetësore, nga ku ku 16.7% i paguan punëdhënësi dhe 11.2% punëmarrësi dhe të dyja shkojnë në një llogari, ku të dyja janë shpenzime të kompanisë. Se kujt i intereson kjo ndarje asnjëherë nuk e kam kuptuar, kur dihet se kjo është pjesë reale e pagës bruto.

I kthehemi pensioneve. Një qytetar paguan vetëm për pensionin shtetëror 21.6% të pagës, mesatarisht 35 vite të jetës së tij. Për ata që kanë pagë minimale (24 mijë lekë) për 35 vjet derdhin rreth 2.2 milionë lekë që ja paguajnë shtetit. Ndërsa ai që ka pagën maksimale (105 mijë lekë) për 35 vite i paguan shtetit më shumë se 9.5 milionë lekë.

Kur vjen puna tek përfitimi, mesatarisht një qytetar shqiptar arrin ta përfitojë pensionin e shtetit për 15 vjet. Për ata që kanë derdhur kontribute mbi bazën e pagës minimale, do të dalin me një pension mujor 14.500 lekë, ndërsa ai që ka derdhur kontribute mbi bazën e pagës maksimale do të ketë një pension shtetëror mujor prej 35 mijë lekësh. Këtu po flasim për pensionet e qytetit, sepse pensionet rurale janë histori më vete, janë shumë herë më pak se ato të urbane.

Po ti referohemi të njëjtës pasqyrë të derdhjes së kontributeve mbi pagën minimale dhe maksimale, por tani jo më në shtet por në Fondin e Pensionit Privat, çfarë ndodh?

Një qytetar që derdh 21.6% të pagës minimale si kontribute në privat për 35 vjet del me një pension privat mujor 46.700 lekë të reja për 15 vite. Nga ana tjetër ai që derdh 21.6% të pagës maksimale si kontribute në privat, del me një pension mujor privat prej 204.600 lekë për 15 vite. Diferenca është: nga 2.6 milionë lekë që do të përfitonte me kontributet e pagës minimale nga pensioni shtetëror për 15 vite, në privat përfiton 8.4 milionë lekë; Nga 6.3 milionë lekë që do të përfitonte nga pensioni shtetëror për 15 vite për pagën maksimale, në privat do të përfitojë mbi 36.8 milionë lekë për 15 vjet.  Diferenca është  e madhe!

Ka dy mënyra se si mund të kontribuohet në pensionin privat.

Mënyra e parë është ajo ku individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat private të pensioneve, kjo është ajo që ndodh sot, duke e vendosur vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma është në shifra të ulta për shumë arsye. Kjo sepse njerëzit nuk i dinë përfitimet reale të kësaj skeme dhe mbeten peng i kontributeve në shtet, që në fakt, nëse do të kontribuonin në privat, pensioni del disa herë më i lartë.

Mënyra e dytë është që shteti të ndajë nga kontributet që qytetarët derdhin aktualisht për Sigurimet Shoqërore vetëm 3% për Pension Privat, atëherë qytetarët do të kishin një pension privat 3-4 herë më të lartë se pensioni i sotëm shtetëror, duke zgjidhur kështu përfundimisht këtë problem të rëndësishëm social.

Kështu, për shembull nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5 000 lekë të reja për 10 vjet në pensionin privat, ai/ajo do të përfitojë një pension mujor prej 8200 lekësh për 10 vite pasi të dalë në pension. Nëse kontribuon 5 mijë lekë për 20 vjet del me pension 13.600 lekë të reja, ndërsa për 25 vite kontribut del me pension mujor 17 mijë lekë.

Nëse për 20 vjet një qytetar arkëton  në Fondin e Pensionit Privat nga 10 mijë lekë të reja në muaj, në fund do të përfitojë një pension prej 27 mijë lekë të reja dhe fitimi nga interesat do të jetë 408 mijë lekë të reja.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20 mijë lekë çdo muaj, shumë kjo që me Ligjin Shqiptar është e përjashtuar nga çdo taksë, pas 20 vitesh do të përfitojë një pension privat me 54 mijë lekë në muaj dhe fitimi nga interesat do të jetë rreth 820 mijë lekë të reja.

Kjo është zgjidhja që i është dhënë historikisht Europës, botës dhe tanimë edhe rajonit. Aktualisht Kosova e ka skemën 100% kontribut privat dhe pension privat. Ndërsa fqinji tjetër, Maqedonia e Veriut ka kohë që ka kaluar në dy pensione, një shtetëror dhe një privat, dhe pensioni privat është dyfishi i atij shtetëror.

Lexo edhe:  A doni edhe ju një pension dinjitoz si unë? Ja rruga që duhet të ndiqni

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat