20.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFestën e Pavarësisë do e festojmë me.../ Ja parashikimi i motit për...

Festën e Pavarësisë do e festojmë me…/ Ja parashikimi i motit për nesër

Ditët e fundit të Nëntorit do të jenë me mot të paqëndrueshëm.

Dita e sotme është dita më e ftohtë ku temperaturat shënuan -8 gradë Celsius, por sipas parashikimeve të sinoptikanëve, prej mëngjesit të nesërm temperaturat pësojnë rritje ndërkohë që i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshjet e shiut.

Ka 6-7 gradë rritje, duke e bërë mëngjesin krejt ndryshe nga sot, pra do të jetë mëngjes i ngrohtë. Do të kthehen rrebeshet e shiut në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore. Do të ketë reshje dëbore vetëm në zonat e thella pasi temperaturat do të rriten në qytetet e zonave malore.”

Më 28 Nëntor, sinoptikanët parashikojnë reshje në të gjithë territorin e vendin, përfshirë edhe Tiranën.

“Do nisin le të themi herët në zonat veri-perëndimore ku gradualisht edhe Tirana është e rrezikuar nga reshjet që mund të nisin rreth orës 9-9:30.  Mund të jenë si filim me intenistet të ulët dhe gradualisht edhe Tirana do të përfsdhihet herë pas here nga rebeshe. Nuk do të kemi reshje intensive gjatë gjithë ditës. Ka raste kur do të ketë ndërprerje ku reshjet janë më të pakëta. Pjesa e dytë e ditës është ajo që ka sasinë më të konsiderueshme ose më saktë nga ora 15:00-19:00 ky është intervali kur shirat bëhen intensive pothuajse në një pjesë të mirë të territorit.”   

Ndërkohë data 29 sjell një përmirësim të motit, duke ja lënë vendin vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Kjo situatë do të qëndrojë të enjten dhe të premten dhe reshjet do të rikthehen sërish të shtunën.

Sipas sinoptikanëve, edhe muaji Dhjetor do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat