15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKaos në Turqi, përmbytje të mëdha në Stamboll e Izmir/ Ndryshimet klimatike...

Kaos në Turqi, përmbytje të mëdha në Stamboll e Izmir/ Ndryshimet klimatike dhe nevoja për sigurime 

Përmbytje të mëdha janë regjistruar në Turqi për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe shkrirjes së dëborës në male.

Rrugët u shndërruan në lumenj dhe shtëpitë u mbushën me ujë në Izmir, pasi niveli i detit u rrit dhe kapërceu barrierat bregdetare pas një stuhie.

Pamjet e publikuara tregojnë banesa, biznese dhe automjete të përmbytura me brigadat e zjarrfikësve që vijojnë punën për largimin e ujit. Kishte madje edhe njerëz të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.

Kryebashkiaku i Izmirit fajësoi krizën e klimës, që sipas tij tani ka mbërritur edhe në Detin Egje. Rajoni është kërcënuar së fundmi nga i nxehti dhe thatësira, por edhe nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe ngritjes së nivelit të ujit, në det.

Stuhi ka patur edhe në Stamboll, ku era e fortë ka rrëzuar catitë e shtëpive.

Drejtoria e Përgjithshme Meteorologjike e Turqisë lëshoi të dielën paralajmërime për mot të keq në pjesën më të madhe të 81 provincave të vendit.

Ndryshimet klimatike dhe nevoja për sigurime 

Ndryshimet klimatike po e fusin botën në një mori fatkeqësish natyrore që po shoqërohen me dëme të mëdha në njerëz, banesa, biznse dhe automjete.

Por edhe pse ndikon pak në ngrohjen globale, sipas ekspertëve, Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket ekspozimit, ndjeshmërisë dhe cënueshmërisë ndaj fatkeqësive natyore.

Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.

Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.

Raporti i FMN

Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.

Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.

Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.

Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.

Çfarë duhet të bëjmë?

Në kushtet kur ky risk është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të kemi një lloj sigurimi. Dhe Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore janë të domosdosshme për çdo individi që ka një banesë, biznes, automjet etj.

Sigurimi nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që të kthen në gjendjen e mëparshme në një kohë shumë e shkurtër dhe pa ju cënuar financiarisht.

Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi nga SIGAL UNIQA ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.

Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshillim për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.

Asistencë në çdo orë të ditës dhe në çdo ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm 24/7 për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.

Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA do të jetë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.

Sigurim i bashkëjetesës: Ju do të keni paqe të mendjes, duke ditur se pronat tuaja të çmuara janë të mbrojtura, edhe në rrethana të papritura.

Mos e lini pronën tuaj në rrezik nga fuqia e natyrës! Bashkohuni me SIGAL UNIQA dhe ruani të dashurit tuaj dhe pasurinë nga katastrofat natyrore

Për të marrë një ofertë shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike, Shqipëria do të vuajë më shumë nga ngrohja globale

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat