10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreFestat zyrtare, Shqipëria ndër vendet e para në Europë

Festat zyrtare, Shqipëria ndër vendet e para në Europë

Janë shumë vende nëpër botë të cilat gëzojnë privilegjin e të pasurit pushime të vendosura nga ligji ose sic quhen ndryshe dhe festa publike. Këto festa në përgjithësi përbëjnë përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme historike, ose feste fetare, ose një festë që bie në një ditë të caktuar të javës ose pas një sistemi kalendarik.

“Scan Intelligence Unit” ka nalizuar të dhënat mbi numrin e ditëve që janë festa publike dhe ditë pushimi, duke krijuar një grafik për të parë se cili vend feston më shumë nga të tjerët. Siç e tregon dhe grafiku, Kamboxhia kryeson listën e festave më të zakonshme me 28 festat publike të festuara çdo vit ndwrsa Sri Lanka ndjek me 25, pasuar nga Egjipti dhe India.

Mes vendeve të botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me më pak ditë festash apo pushimesh me 13 të tilla. Nëse krahasimi do bëhej jo me vendet e botës, por me ato të Europës, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë festa publike.

Gjithashtu “Scan Intelligence Unit” ka bërë një analizë vetëm të festave zyrtare në Shqipëri, duke i ndarë ato në festa fetare dhe jo fetare. Për vitin 2021, Shqipëria regjistron 13 festa zyrtare gjithsej bashkë më festën e Vitit të Ri. 7 ditë nga totali i përkasin festave fetare dhe 6 të tjera i përkasin festave jo fetare.

Ditët e pushimit prej festave kanë avantazhet e tyre pasi njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimi, por gjithashtu kanë dhe disavantazhet e veta pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat