14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCOVID-19/ Sigurimet paguan më shumë për jetën e debitorëve, 154 kredi u...

COVID-19/ Sigurimet paguan më shumë për jetën e debitorëve, 154 kredi u shlyen nga kompanitë

Kompanitë private të sigurimeve kanë paguar rreth 257 milionë lekë gjatë vitit 2020 vetëm për demet e siguracioneve të jetës.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Fiananciare, dëmet me vlerë më të lartë janë paguar në prefekturën e Tiranës  me afro 219 milionë lekë, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.

Dëmet e paguara për jetë debitori , regjistrojnë vlerën më të lartë në  krahasim me dëmet e paguara për kategoritë e tjera të sigurimeve, si  jeta në grup, jeta e kombinuar, jeta dhe shëndeti në udhëtim,  jeta me kursim, etj.

Lexo edhe: Afro 1.2 miliardë lekë për Sigurimin e Jetës në Tiranë, ja kompania që dominon tregun

Kontrata e Sigurimit të Jetës së Debitorit siguron shlyerjen e detyrimit të individëve që kanë marrë kredi në bankat tregtare dhe kanë humbur jetën gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë.

Shifra e lartë e dëmeve të paguara për këtë kategori, e cila arrin në 135 milionë lekë në total,  është diktuar edhe nga pandemia Covid-19, ku shumë qytetarë të prekur nga virusi kanë humbur jetën.

Sa i takon numrit të dëmeve jetë, sipas prefektuarave, në total numërohen 1867, ndërsa Tirana mban sërish peshën më të madhe.

Numri i dëmeve të paguara vetëm për jetën e debitorit, regjistrohet në 154.

Lexo edhe: Gjeografia e Sigurimeve 2020, sipas prefekturave

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat