15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEfekti "El Nino"/ Meteorologia: Verë me temperatura ekstreme dhe stuhi tropikale

Efekti “El Nino”/ Meteorologia: Verë me temperatura ekstreme dhe stuhi tropikale

Stina e verës duket se është spostuar paksa nga fillimi i saj i zakonshëm në muajin Qershor.  Megjithatë, do të jetë e mundur që gjatë Korrikut të nisim pushimet, edhe pse do të ketë herë pas here reshje shiu, parashikon meteorologia Lajda Porja.

E ftuar në Tv Klan ajo është shprehur se tashmë ka nisur fenomeni “El Nino”, i cili karakterizon stuhitë tropikale, temperatura të larta në rang global.

Nga kjo, sipas saj, pritet që vitet në vijim të arrijnë temperatura ekstreme.

LEXO EDHE: Ciklone më të shpeshta, reshje, përmbytje dhe rritje temperaturash në të gjithë globin

Fundi i Qershorit, pra ditët e fundit të Qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31. Do të jetë Korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në Korrik edhe në Gusht, do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e breshërit, erë të fortë dhe rrebeshe të cilat zgjasin rreth 60 minuta dhe pastaj të kemi sërish diell.

Nuk do jenë çdo ditë sikundër i kemi patur në Qershor, por do të jenë të shpërndara në mënyrë sporadike. Duke qenë se tashmë kemi startuar fenomenin e “El Nino”-s do na duhet që të presim që në vitet pasardhëse, 2024, 2025 dhe me radhë të jenë vite shumë të nxehta sepse sapo ka startuar ky pasi kemi qenë nën efektin e fenomenit La Nina, tani do futemi rreth fenomenit El Nino i cili sjell temperatura të larta dhe sidomos viti pasues, pra duke filluar që nga fundi i 2023, fillimi i 2024 ne do kemi temperatura më të larta mesatare vjetore, por jo vetëm Shqipëria, është në rang global”, tha për Klan meteorologia Lajda Porja.

LEXO EDHE: Kjo verë pritet të na përballë me temperatura shumë të larta/ Të ruajmë shëndetin por edhe pronën tonë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat