16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCiklone më të shpeshta, reshje, përmbytje dhe rritje temperaturash në të gjithë...

Ciklone më të shpeshta, reshje, përmbytje dhe rritje temperaturash në të gjithë globin

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) deklaroi ditë më parë se modeli klimatik i “El Nino” është tani në zhvillim, duke sjellë kërcënimin e cikloneve tropikale më të shpeshta në Paqësor, rritje të reshjeve dhe përmbytjeve në pjesë të Amerikës dhe rritje të temperaturave në të gjithë globin.

LEXO EDHEVIDEO/ Përmbytje të mëdha në Ankara, dëme të mëdha në prona dhe automjete. Pse duhet të sigurohemi?

El Nino dhe ‘homologu’ i tij, “La Nina”, janë modele klimatike që e kanë origjinën në Oqeanin Paqësor çdo dy deri në shtatë vjet mesatarisht dhe mund të ndikojnë në motin në mbarë botën.

Sipas tyre, tri vitet e fundit janë dominuar nga modeli më i ftohtë “La Nina”, por fillimi i “El Nino” do të sjellë temperatura më të ngrohta dhe kushte ekstreme të motit në mbarë globin.

LEXO EDHE: Studimi: Ja çfarë i shkaktoi përmbytjet katastrofike në Itali

Pas njoftimeve nga zyrat e motit në SHBA dhe Japoni, vendet tashmë po nxitojnë të përgatiten.

Peruja, për shembull, ka ndarë 1.06 miliard dollarë për t’u marrë me ndikimet e El Ninos dhe ndryshimet klimatike, ndërsa Filipinet, të rrezikuara nga ciklonet, kanë formuar një ekip të posaçëm qeveritar për të trajtuar pasojat e parashikuara.

Por ndikimet ekonomike të fenomenit global të motit ka të ngjarë të lënë gjurmët e tyre.

Pas “El Nino”-s së fundit në 2016, ujërat më të ngrohta shkaktuan rënien e rezervave të një lloji të peshkut në brigjet e Perusë dhe vranë gati një të tretën e koraleve një pjesë të Australisë.

Një “El Nino” do të thotë që ujërat në Paqësorin Lindor janë më të ngrohta se zakonisht.

Por edhe para fillimit të këtij “El Nino”, temperatura mesatare globale e sipërfaqes së detit ishte rreth 0.1C më e lartë në maj se çdo tjetër në rekord. Kjo mund të “mbingarkojë” motin ekstrem.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

PO SHQIPËRIA?

Por kujdes duhet të tregojë edhe Shqipëria, i cili, sipas raporteve më të fundit është konsideruar si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.

E dimë se çfarë nuk është në dorën tonë por të paktën le të bëjmë atë që është në dorën tonë! TË SIGUROJMË SHTËPINË, BIZNESIN, SHËNDETIN APO AUTOMJETIN…

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet dhe fenomene të tjera natyore.

Sigurimi i Shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i Biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi KASKO për automjetin

Siguracioni KASKO është ai siguracion për automjetin, i cili mbulon gabimet tuaja, të të tjerëve por edhe gabimet e natyrës!

Mes shumë mbulimeve, si: dëmtime aksidentale; thyerja e xhamave; vjedhja e pjesshme, vjedhja e plotë; zjarri, dëmtimi në parkim; dëmtime nga akte keqdashëse, KASKO mbulon edhe katastrofat natyrore.

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKOhttps://sigal.com.al/merr-cmim

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë, Shëndetit dhe Automjetit ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

LEXO EDHEVIDEO/ Si të blesh online siguracionin që të nevojitet dhe të fitosh dhurata çdo muaj

Për më shumë informacione, shkruani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat