15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDozat nxitëse dhe rreziku i miokardit/ Vaksinat me “mRNA” vazhdojnë të shqetësojnë...

Dozat nxitëse dhe rreziku i miokardit/ Vaksinat me “mRNA” vazhdojnë të shqetësojnë shkencëtarët e FDA

Rreziku që dozat nxitse të vaksinave me lajmëtarin e ARN të shkaktojnë inflamacion të zemrës tek të rinjtë, vazhdon të shqetësojë shkencëtarët që po vlerësojnë miratimin e tyre për këdo mbi 12-vjeç e sipër, sipas zyrtarëve të Adminsitratës së Barnave në SHBA. Ofer Levy, një anëtar votues te këshilli i ekspertëve i agjencisë, foli pak orë pasi agjencia rekomandoi në mënyrë unanime dhënien e dozave nxitëse të Johnson & Johnson për këdo në moshë 18-vjeç e sipër.

Paneli rekomandonte më parë që agjencia të ofroë doza nxitëse nga Moderna dhe Pfizer për të gjithë të rriturit dhe grupet me rrezik të lartë. Por disa anëtarë të komisionit kanë shprehur shqetësime mbi autorizimin e dozave të treta të vaksinave me mARN për personat në 12-vjeç e sipër, për shkak të rreziqeve të inflacmacionit të zemrës, miokarditi dhe perikarditi. “Sa më i ri të jetë grupi, aq më pak rrezik të sëmundjes së ashpër ka, por nga ana tjetër, rritet disi rreziku i inflamacionit të zemrës me vaksinat me mARN”- tha Levy.

Edhe pse i pazakontë, miokarditi është zbuluar tek adoleshentët kryesisht meshkuj, që kanë marrë vaksinë nga Pfizer apo Moderna, sipas CDC. Rastet ndodhin zakonisht pak ditë pas vaksinimit, veçanërisht pas dozës së dytë, dhe tërhiqen me mjekim dhe pushim. Ndryshe nga Pfizer dhe Moderna, vaksina e J&J nuk shqoerohet me rreziqe të inflamacionit të zemrës, sipas CDC.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat