12.5 C
Tirana
Sunday, October 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShuma më e lartë për një person fizik/ Qytetari në Maqedoninë e...

Shuma më e lartë për një person fizik/ Qytetari në Maqedoninë e Veriut siguron shtëpinë për 3.2 mln euro

Polica më e madhe korporative e lëshuar në vend këtë vit mbulon një dëm maksimal me vlerë prej 1.26 miliardë euro. Në sigurimin kasko të automjeteve, shuma maksimale e siguruar për të mbuluar dëmet është 41 milionë euro dhe kontratën e sigurimit e ka një ndërmarrje publike e transportit të udhëtarëve. Polica me shumën më të lartë të siguruar për pagesën e dëmeve për sigurimet shëndetësore private mbulon deri në 2.3 milionë euro, e cila siguron gati 800 punonjës.

Shuma më e madhe që mund të paguhet për dëmet në pronën e siguruar të një personi fizik është 198 milionë denarë (3.2 milion euro). Bëhet fjalë për një shtëpi në pronësi të një personi fizik.

Shoqëritë e sigurimeve kanë mbi 128,000 kontrata aktive me persona fizikë për sigurimin e pasurive të paluajtshme, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për gjysmën e parë të këtij viti.

Në sektorin korporativ, mbulimin më të madh për dëmet në pronë e ka një kompani e madhe nga sektori elektroenergjetik. Mbulimi maksimal që kompania mund të arkëtojë për këtë kontratë është 77.65 miliardë denarë (1.26 miliardë euro).

Ky sektor, deri më 30 qershor të këtij viti, ka pasur mbi 32,000 kontrata të sigurimit të pronës.

Në klasën e sigurimit nga aksidentet, shuma maksimale e siguruar që mund të paguhet nga kontratat aktive, është 4.26 miliardë denarë (69.3 milionë euro). Bëhet fjalë për një policë të sigurimit kolektiv për më shumë se 8,500 punonjës.

Në këtë klasë sigurimi, deri në fund të qershorit ka pasur 628,000 kontrata aktive të sigurimeve.

Në klasën e sigurimeve shëndetësore private, shuma maksimale e siguruar për kontratë aktive të sigurimeve është 142.9 milionë denarë (2.3 milionë euro). Bëhet fjalë për një sigurim kolektiv kundër sëmundjeve të rënda të pothuajse 800 punonjësve në një institucion shëndetësor.

Në këtë klasë sigurimi, deri në fund të qershorit ka mbi 12,000 polica sigurimi që ofrojnë sigurim shëndetësor privat për më shumë se 38,000 persona.

Mbulimi më i madh për sigurimin kasko të automjeteve mbulon një shumë deri në 2.5 miliardë denarë (41 milionë euro). Polica është në pronësi të një kompanie të transportit publik.

Në këtë klasë sigurimi, deri në fund të qershorit ka pasur 50,000 kontrata të sigurimit kasko.

Polica më e vlefshme e transportit të mallrave (kargo) mbulon dëmet deri në shumën prej 3.4 miliardë denarësh (5.6 milionë euro), e cila siguron të gjitha dërgesat që do të realizohen në periudhën për të cilën është e vlefshme kontrata e sigurimit, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat