8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDo doje të paguaje më pak tatim mbi të ardhurat nga paga?...

Do doje të paguaje më pak tatim mbi të ardhurat nga paga? Ligji: Si anëtarët e një fondi privat pensioni përfitojnë lehtësira tatimore. Shembuj

Në fillim të muajit Nëntor hyri në fuqi ligji i ri për “Fondet e Pensionit Privat”, i cili ka disa synime, siç janë mbrojtja e interesave të anëtarëve dhe nxitja e pjesëmarrjes në skemën e pensionit privat.

POR PËRSE DUHET TË JENI PJESË E NJË FONDI PRIVAT?

Largimi masiv i të rinjve dhe plakja e shpejtë e popullsisë ka shtyrë qeverinë të mendojë dhe të analizojë një zgjedhje alternative për sa i përket pensionit për moshat e treta.

Duke qenë se dy faktorët e lartpërmendur kanë ndikuar negativisht në skemën shtetërore të pensioneve, në fillim të muajit Nëntor, hyri në fuqi ligji I ri nr. 76/2023 për “Fondet e Pensionit Privat”.

Ju mbase tani po mendoni “E ç’më duhet mua?” Jo, jo. Ju duhet shumë!

Një risi interesante e këtij ligji është se janë parashikuar lehtësira fiskale për anëtarët e fondeve të pensionit privat, ku kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale, të miratuar në shkallë vendi.

Shembull investimi në “SIGAL Pension“:

“SIGAL Pension”, lider në treg

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikon të dhënat mbi tregun e pensioneve private në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023.

Sipas AMF, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni, të cilat së bashku kanë një total asetesh neto prej 6,483.23 milionë lekë (60.80 milionë euro).

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të 9-mujorit 2023 rezulton në 38,001 anëtarë.

Sa i përket 5 fondeve të pensioneve, “SIGAL Pension” vijon të jetë lidere në treg sa i përket aseteve.

Pse “SIGAL Pension” vijon të jetë më i preferuari për individë dhe biznese?

Përfitimet e biznesit

• Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
• Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 480,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
• Ulje e largimit të punonjësve;
• Punonjës më të motivuar dhe produktivë

Përfitimet e individit

• Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
• Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
• Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
• Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
• Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

Çfarë prisni akoma? Anëtarësohuni në SIGAL Pension! E ardhmja jonë së bashku.

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHE: Vetëm 1 në 35 mijë ka një pension privat/ Ponari: Do të duhej të kishim 20-30% të të punësuarve kontribuues

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat