13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVetëm 1 në 35 mijë ka një pension privat/ Ponari: Do të duhej...

Vetëm 1 në 35 mijë ka një pension privat/ Ponari: Do të duhej të kishim 20-30% të të punësuarve kontribuues

Vetëm një në 35 mijë të punësuar në vend derdh diçka nga rroga e vetë në skemat private të pensioneve.

Të dhënat tregojnë se nga mbi 1.3 milionë të punësuar, numri i kontribuuesve vullnetarë në fund të shtatorit ishte 38,001. Tënë ndryshe 2.9% e totalit.

Do të duhej në fakt që ne të kishim 20-30% të të punësuarve kontribuues. Jemi në nivele shumë të ulëta. Duhet menduar si diçka e nevojshme, veçanërisht për ata që duan të jetojnë me dinjitet“, thotë për A2 CNN Elvis Ponari, CEO i “SIGAL Pension” dhe kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës dhe Pensioneve.

LEXO EDHE: Letra e hapur e Elvis Ponarit për bizneset: Siguroni të ardhmen e punonjësve tuaj me ‘SIGAL UNIQA Fond Pensioni’

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se nga dhjetori i shkuar e deri në shtator të këtij viti, numri i kontribuuesve u rrit me vetëm 1,483 individë të rinj.

Thënë ndryshe, skemës iu shtuan çdo muaj, rreth 210 vetë.

Qasja, ose.. njerëzit nuk po futen në fondet e pensionit. Nuk po anëtarësohen megjithëse të gjitha procedurat janë falas. Madje mund të anëtarësohesh e të mos depozitosh para. Të gjitha pagesat bëhen me bankë“, sqaron Ponari.

Në fund të shtatorit, vlera e parave të investuara nga qytetarët nëse mat vullnetare të pensioneve private përllogaritet në 6.5 miliardë lekë.

Në raport me fund-vitin e shkuar, asetet janë zgjeruar me 800 milionë lekë apo 14%.

LEXO EDHEPensionet Private gjatë 9-mujorit 2023/ “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, mbetet zgjidhja e parë për qytetarët dhe bizneset

Në një kohë që qytetarët vijojnë të jenë skeptikë, përfaqësues të tregut të sigurimeve thonë se numri i kontribuuesve dhe vlera e aseteve do të rriteshin vetëm miratimin e skemës me detyrim, privat-shtet.

LEXO EDHE: Skema e pensioneve në rrezik/ Eksperti Hasa: Tri çështje kryesore, që kërkojnë zgjidhje

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat