15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDevijohet trafiku në këto segmente në Tiranë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm...

Devijohet trafiku në këto segmente në Tiranë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Oraret dhe rrugët që duhet të shmangni

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme planin e ri të qarkullimit në kryeqytet pas nisjes së punës për asfaltimin e rrugëve dytësore të Lotit 2 të Unazës së Madhe.

Sipas ARRSH-së do të devijohet trafiku nga Ura e lumit Lana dhe deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Në këtë segment parashikohet devijimi i trafikut në fashën orare 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha””, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Njoftimi i ARRSH

Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2. Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.
Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për këto punime që po kryhen.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat