11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMarrëveshje e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Kosovës/ Njihen kontributet dhe sigurimet në...

Marrëveshje e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Kosovës/ Njihen kontributet dhe sigurimet në të dyja vendet

Ministrja e financave Delina Ibrahimaj, njoftoi ditën e sotme marrëveshjen që pritet të nënshkruhet ditën e premte në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, në lidhje me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë. Ibrahimaj theksoi se si pasojë e kësaj marrëveshje do tu njihen kontributet dhe sigurimet shoqërore të gjithë personave që punojnë dhe jetojnë në të dyja vendet.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sipas ministres do të përfitojnë pension, barrë lidjeje dhe përfitime për aksidentet në punë të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë në Kosovë.

“Sot prezantojmë më Këshillin e Ministrave një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ditën e premte dhe ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë. Është marrëveshja për njohjen e periudhave të sigurimeve shoqërore nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Marrëveshja është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve të cilëve do tu njihen kontributet dhe sigurimet në të dyja vendet. Nëpërmjet kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë do të mund të përfitojnë nga përfitimet për barrë lindjeje, nga përfitimet për aksidentet në punë, do të mund të përfitojnë nga pensionet e pleqërisë të invaliditetit, apo ato familjare”, tha Delina Brehinaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat