5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCovid-19/ Sa përqind e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinës

Covid-19/ Sa përqind e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinës

Deri më tani rezulton e vaksinuar me të dyja dozat 27 për qind e popullsisë. Të martën, ministrja Manastirliu bëri me dije se edhe muaji shtator do të jetë muaji i hapur për vaksinimin e personave plus 18 vjeç.

“Fushata e vaksinimit ka vazhduar me ritme mjaft të mira. Aktualisht, ne kemi një mbulesë vaksinale me të dyja dozat që po i afrohet 27%, që tregon se një çerek milioni e popullatës është vaksinuar, pra e popullatës sonë me të dyja dozat.”

“Ndërsa në drejtim të mbulesës me një dozë ajo po i afrohet 37%”, shtoi ministrja.

SITUATA 

Lidhur me situatën epidemiologjike, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publike tha se është rritur numri i të infektuarve që i takojnë grupmoshës nga 35 deri në 64 vjeç. “Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 krahasuar me një javë përpara. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur, nga 5573 në 5792 që çon në rritje të incidencës dyjavore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara. Incidenca dyjavore është 202 raste të reja për 100 mijë banorë e krahasuar kjo me 38 raste të reja për 100 mijë banorë në dyjavëshin pararendës. Sa i përket pozitivitetit të mostrës, ai mbetet në shifrën 7.8 %. Dua t’ju sjell në vëmendje se grupmoshat 35 vjeç deri në 64 vjeç kanë një rritje me një numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Sa i përket bashkive të prekura, mesatarisht ne kemi çdo javë 42 bashki. Ato me incidencën më të lartë janë Saranda, Himara, Malësi e Madhe, ndërsa për bashkitë e mëdha, Shkodra, Tirana dhe Vlora”, tha Fico.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat