15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTendencat e motit dhe rreziqet natyrore që cënojnë Shqipërinë. Akoma nuk je...

Tendencat e motit dhe rreziqet natyrore që cënojnë Shqipërinë. Akoma nuk je siguruar?!

Cilat janë tendencat e motit?

Ja ku jemi në fundin e një vere të thatë e me temperatura përvëluese por që në disa shtete të Europës u shoqërua edhe me përmbytje tragjike.

Reshjet rekord të shiut që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore në korrik u bënë midis 1.2 dhe 9 herë më shumë të ngjarë nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, sipas një studimi të ri.

Të paktën 220 njerëz u vranë midis 12 dhe 15 korrikut – kryesisht në Gjermani, megjithëse dhjetëra gjithashtu vdiqën në Belgjikë – dhe shtëpitë dhe ndërtesat e tjera u shkatërruan nga përmbytjet e shpejta që pasuan reshjet e mëdha të shiut.

Por kur i afrohemi sezonit të reshjeve në Shqipëri, të gjithëve na vjen në mendje ajo se çfarë ndodh thuajse çdo vit me përmbytjet në vendin tonë.

Të kërcënuara më shumë nga rreziku i përmbytjeve janë lumenjtë Drin e Buna dhe Liqeni i Shkodrës, të cilat janë karakterizuar nga prurje dhe nivele të larta të basenit Drin-Buna dhe në Liqenin e Shkodrës dhe me rritjen e prurjeve në pjesët e larta malore, duke përfshirë kaskadën e hidroçentraleve mbi lumin Drin. Ndërsa, pjesa fushore e basenit ka nivele të larta uji, me tendencë rreziku edhe në ditët e javët në vijim.

Probleme paraqesin edhe përmbytjet vërshuese nga lumenjtë e vegjël ose në zonat urbane në qytetin e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

“Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

Lexo edhe: Indeksi i ndryshimeve klimatike: Fëmijët shqiptarë, më të rrezikuarit në rajon

Ndryshimet klimaterike në Shqipëri

Shqipëria, një vend i vogël e me një ekonomie të brishtë që varet nga sektori i shërbimeve, i industrisë dhe ai bujqësor, përballet me një gamë sfidash në adresimin e rreziqeve si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Vulnerabiliteti i furnizimit me energji të Shqipërisë dhe sektori bujqësor, i kombinuar me një seri përmbytjesh të vrullshme dhe të rrëshqitjeve të tokës, janë duke e ngritur përgatitjen e Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimaterike në një prioritet në planifikimin zhvëllimor të vendit.

Projeksionet e ndryshimeve klimaterike në Shqipërisë të kryera nga institucionet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, tregojnë për një rritje të temperaturës nga 2.4°C – 3.1°C deri në vitin 2050, që do të jetë e karakterizuar nga kushte ekstreme moti, përmbytje, thatësi, valë të nxehti, si edhe rreshje të variueshme, por që gjatë sezoneve të verës do të jenë mesatarisht më të ulta.  Sektorët që preken më shumë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ndryshimet klimaterike janë: bujqësia ku do të ketë rritje të vdekshmërisë së gjësë së gjallë, më shumë insekte, fara të këqia dhe patogjene; burimet me rënie të niveleve të lumenjve e rritje të shpeshtësisë së përmbytjeve; shëndeti i njeriut me një rrezik më të lartë të goditjeve nga nxehtësia, si edhe impakti i drejtëpërdrejtë dhe i tërthortë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut; zonat bregdetare me dëmtimin e infrastrukturës bregdetare që do të shoqërohet me humbje në habitatin lagunor; ekosistemet me një rritje të rasteve të zjarreve në pyje, shkatërrim apo zhvendosje të habitatit; dhe së fundmi, energjia dhe infrastruktura me reduktimin e potencialit të hidroçentraleve dhe shkatërrimin e infrastrukturës.

Impakti i ndryshimeve klimaterike në sektorin bujqësor dhe blegtoral 

Bujqësia, një sektor i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike në Shqipëri, kontribuon 22.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është burimi kryesor i punësimit për popullsinë rurale në vend.

Blegtoria dominohet nga përdorimi i tij kryesisht si mjet jetese dhe të përkushtuar ndaj gjësë së gjallë (më shumë sesa 50% të vlerës së prodhimit), të mbjellave si grurë dhe misër (rreth 30%) dhe prodhimin e frutave. Faktorët që ndikojnë prodhimin bujqësor janë rritja e temperaturave të dimirit dhe të verës, si edhe ulja e disponueshmërisë së ujit gjatë muajve kritik të verës. Ndërsa, rreziqet ndaj prodhimit bujqësor, përfshijnë zhvillimin e përshpejtuar të të mbjellave, shkurtimin e ciklit të rritjes, rritje të prodhimit për disa të mbjella (si gruri); ulje të disa të mbjellave të tjera (si misri), si edhe reduktim të foragjereve për gjënë e gjallë; shkretërizimi i tokës; rritja e vdekshmërisë së gjësë së gjallë dhe ulja e produktivitetit; si edhe rritja e ekspozimit ndaj insekteve dhe sëmundjeve të reja.

Tani që e dimë se çfarë nuk është në dorën tonë, Të paktën le të bëjmë atë që është në dorën tonë! TË SIGUROHEMI!

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mund të jetë partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:

Zgjidh sigurimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

Zgjidh sigurimin e shtëpisë:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Zgjidh sigurimin e pronës private:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Zgjidh sigurimin nga Zjarri dhe ndërprerja e biznesit qe pason zjarrin:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

MOS HARRONI! Sigurimi i Apartamenteve/Banesave nga Zjarri dhe Tërmeti kushton duke nisur nga 25 lekë ose 0.2 cent në ditë.

Zgjidh sigurimin KASKO për makinën tuaj:

https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/

Na kontaktoni në adresën: [email protected] ose [email protected]

 Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm një emër! SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat