15.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇifti i të rinjve në gjendje të rëndë, po zbrisnin me motor...

Çifti i të rinjve në gjendje të rëndë, po zbrisnin me motor nga kalaja e Beratit, u përplasën me një ‘Benz’

Një çift të rinjsh që udhëtonin me motor janë aksidentuar me një automjet këtë të hënë në rrugën me kalldrëm që të çon drejt Kalasë së Beratit.

Sipas Balkanweb, Suela dhe Erald Xhafa, kanë qenë duke zbritur me motor nga Kalaja në drejtim të qytetit, por janë përplasur me një mjet tip “Benz”, që ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe dy të rinjtë kanë përfunduar pa ndjenja në tokë.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Berat ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe do të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat