14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKritike situata e zjarreve në Majën e Runës në Kukës, kërkohet mbështetje...

Kritike situata e zjarreve në Majën e Runës në Kukës, kërkohet mbështetje nga ajri

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës njoftoi se situata e zjarreve në Majën e Runës, në njesinë administrative Malzi vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.  Tashmë pritet edhe ardhja e një helikopteri.”

Deri mbrëmjen e së dielës, në të gjithë vendin punohej për shuarjen e 10 vatrave të zjarrit, një pjesë e të cilave të reja dhe një pjesë të favorizuar në përhapje nga era e fortë.

Edhe mbrëmë Ministria e Mbrojtjes njoftoi se vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, pavarësisht punës së bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe FA për izolimin dhe mbajtjen e saj nën kontroll, pasi vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat