11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBoom-i i kredisë, kush po merr sot hua?

Boom-i i kredisë, kush po merr sot hua?

Nga Aurora Sulce*

Pavarësisht pasigurive të shtuara dhe inflacionit të lartë, bankat kanë mbështetur me kredi ekonominë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit 2023, kredia për ekonominë arriti në 713.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 30.2 miliardë kundrejt një viti më parë. Boom-i i huadhënies ka ndodhur në dhjetor, duke ndikuar edhe të gjithë ecurinë vjetore. Kjo do të thotë se një pjesë e kredisë së dhënë nga bankat mund të jetë riskedulim, cka do të thotë shtyrje në kohë, marrje e një huaje të re për të shlyer një të vjetër etj.

Statistikat e detajuara të Bankës Qendrore tregojnë se rritja më e ndjeshme e kredisë është konstatuar tek individët. Gjatë vitit që lamë pas, kredia për individët arriti në 217.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në dhjetor 2022, kredia për individët përllogaritej në 249.2 miliardë lekë.

Por për cfarë kanë marrë hua qytetarët?

Statistikat tregojnë se kredia për blerje banesash ajo që dominon treguesit e huamarrjes, me me shumë interes për të dyja palët, si individët, ashtu edhe bankat. Totali i kredisë në lekë për blerje apartamentesh në dhjetor ka arritur në 110.2 miliardë lekë, me rritje prej 17% krahasuar me dhjetorin e një viti më parë, kuro totali ishte 94.1 miliardë lekë.

Ndërkaq, rënie ka shënuar muajt e fundit të vitit, overdrafti në lekë, kredia për të mbuluar nevojat imediate. Totali i kësaj kredie afatshkurtër rezulton 7.2 miliardë lekë në fund të dhjetorit, nga mesatarja prej rreth 7.4 miliardë lekësh në të cilën është luhatur përgjatë gjithë vitit të shkuar.

Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe kredia konsumatore. Huaja për këtë qëllim arriti në dhjetor të vitit të kaluar në 47.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 38% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Përsa u përket bizneseve, rritja e kredisë ka qenë më e moderuar. Në fund të tremujorit të katërt 2023, sipërmarrja është financuar nga sistemi bankar me 435.5 miliardë lekë. Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, kredia për këtë kategori është rritur me vetëm 3.2 miliardë lekë.

Një ecuri e tillë e kredisë tek bizneset shpjegohet me dy faktorë: kujdesin e bankave për të financuar vetëm projektet e sigurta dhe me uljen e kërkesës së biznesit për kredi, në kushtet kur ekonomia ka risqe dhe pasiguri të shtuara dhe kjo nuk konsiderohet periudha më e mirë për të investuar.

Pritshmëritë janë që kredia për ekonominë do të vijojë të rritet edhe gjatë këtij viti. Kjo gjithmonë nëse nuk do të ndodhin të papritura në ambientin e jashtëm dhe të brendshëm të ekonomisë, sic mund të jetë edhe ndryshimi i normave të interesit. Banka e Shqipërisë la të pandryshuar në 3.25% normën bazë të interesit për lekun këtë javë, duke gjykuar se politika ekzistuese monetare i përgjigjet situatës me inflacionin. Norma bazë nuk ka ndryshuar që prej 2 nëntorit të vitit të kaluar, por guvernatori Gent Sejko nuk përjashtoi mundësinë e rritjes së mëtejshme në periudhën në vijim, në kushtet kur inflacioni mbetet problem për ekonominë.

Nëse kjo do të thotë, atëherë do të përkthehet me rritje të mëtejshme të interesave të kredive, cka do të ndikohë në vendimmarrjen e biznesit dhe individëve për të marrë hua.

FAST NEWS ECONOMY

LEXO EDHE30% më shtrenjtë në dy vite/ Pse po rriten çmimet e apartamenteve? Ç’duhet të dimë para se të marrim një kredi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat