8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBashkë me të nxehtin, vijnë edhe zjarret/ Këshilla si të mbrojmë mjedisin,...

Bashkë me të nxehtin, vijnë edhe zjarret/ Këshilla si të mbrojmë mjedisin, veten dhe pronën tonë

Sinoptikanët paralajmërojnë se gjatë kësaj jave Shqipëria do të goditet një valë e pazakontë e të nxehtit.

Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, kjo për shkak se kemi një zhvendosje të valëve të të nxehtit që ka përfshirë gjithë kontinentin e Evropës. Ndërsa priten temperatura deri në 38 gradë.

LEXO EDHEPërgatituni për ditë të nxehta/ Si do të ndryshojë termometri në 10-ditëshin e fundit të qershorit

Por me rritjen e temperaturave rriten edhe mundësitë për zjarre, kryesisht në zona të pyllëzuara. Shembulli më i fundit është zjarri i rënë pak ditë në ishullin e Sazanit.

Zjarret e pyjeve janë zjarre në mjedise të hapura, të cilat përhapen shpejt dhe përfshijnë pjesë të pyllit, shkurret, bimësinë e ulët, barin në afërsi të sipërfaqeve bujqësore, por ka raste kur mbërrijnë në zona të banuara.

Zjarret mund të shkaktohen nga dukuritë natyrore, si goditja e rrufesë (ky lloj është më i rrallë) por edhe nga vetë dora e njeriut.

Rastësisht (lidhja e shkurtër, ngrohja e makinës, shkëndijat e shkaktuara gjatë punës).

Ndezja e paqëllimshme (sjellja me papërgjegjësi në piknik dhe hedhja e materialeve të ndezshme).

Shkaktimi i zjarrit me qëllim nga dora e njeriut dhe kryerja e aktiviteteve bujqësore si djegia e barërave të këqija dhe mbeturinave të tjera me origjinë bimore është e ndaluar me ligj për mbrojtjen nga zjarri. Fatkeqësisht, këto janë edhe disa nga shkaqet më të shpeshta.

Zjarret dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin duke rrezikuar seriozisht jetën tonë.

Për të zvogëluar rreziqet nga zjarri këshillohet:

  • Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura.
  • Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane aponë sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit.
  • Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata.
  • Mos lini plehrat në pyll sepse ekziston mundësia e vetëndezjes.
  • Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave.
  • Mos shuarja e cigares është shkaktari më i madh i zjarreve në pyje prandaj, asnjëherë mos e hidhni atë nga automjeti kur jeni në lëvizje. Kur jeni në natyrë shuani gjithnjë bishtat e cigares.

Nëse shtëpia juaj gjendet brenda ose një zone të pyllëzuar, ju duhet :

  • Të prisni shkurret e ulëta dhe të pastroni barin e thatë, gjethet, degët e vogla në një diametër prej 20 metrash rreth shtëpisë.
  • Të mirëmbani oborrin, të largoni gjethet e thata dhe degët. Mos lejoni që degët të prekin muret e shtëpisë, çatinë apo ballkonin.
  • Të mos mbani materiale të ndezshme dhe karburant në afërsi të shtëpisë.
  • Të siguroni aparatet përkatëse kundër zjarrit dhe të bëni rregullisht testimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Të siguroni çezmat me ujë dhe zorrët e ujit me gjatësi të mjaftueshme për të mbuluar fushën të cilën do ta mbroni, si edhe rezervuarët me ujë dhe me pompë joelektrike.

Nëse zgjerohet zjarri rreth shtëpisë suaj:

  • Mos humbni vetëdijen.
  • Të gjitha materialet e ndezshme/ndezëse të cilat gjenden në afërsi të shtëpisë vendosini në vende të mbyllura dhe të mbrojtura, që të mos shkaktoni përhapje më të madhe të zjarrit;
  • Mbyllni të gjithë sjellësit për gaz ose lëndë djegëse në afërsi të objektit.
  • Bëni të mundur kalimin e automjeteve të zjarrfikëseve.
  • Ndizni dritat brenda ose jashtë për t’u shtuar dukshmëria gjatë përhapjes së tymit, nëse dukshmëria është zvogëluar.

Nëse zjarri është pranë shtëpisë suaj:

  • Mos e braktisni shtëpinë nëse nuk jeni plotësisht të bindur se keni të tjera mundësi strehimi të sigurt. Mundësia e mbijetesës në objektete banimit të cilat janë ndërtuar nga materiale te pandezshme është e madhe, prandaj duhet të hyjnë brenda të gjithë anëtarët e familjes, kafshët shtëpiake/bagëtia e imët.
  • Mbyllni të gjitha dritaret dhe dyert, bllokoni të gjitha vendet e hapura me pëlhura të njomura.
  • Largoni perdet nga dritaret.
  • Lëvizni mobiliet në drejtim të pjesës së brendshme të shtëpisë.
  • Mbyllni të gjitha dyert brenda shtëpisë.
  • Mblidhni rezervat e ujit.
  • Mblidhuni të gjithë në një vend.

Kur shuhet zjarri:

  • Dilni nga shtëpia dhe menjëherë shuani zjarrin në vendet e tjera ku ka mbetur.
  • Sigurohuni që të gjitha vatrat e zjarrit të jenë shuar, pasi ekziston mundësia e pranisë së zjarreve të vogla në afërsi të ndërtesës apo rrezikui rindezjes.

Mos harroni! Të gjithë jemi më të qetë, në pushimet tona në det apo mal, kur e dimë se shtëpia apo biznesi ynë është i siguruar te kompania më e madhe në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL u jep prioritet gjërave tuaja më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetoni. Të gjithë e dimë që jeta ndonjëherë sjell të papritura e rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë ndaj sigurimi është një domosdoshmëri.

Çdo strukturë apo individ që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim me një kosto financiare të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë duke nisur nga 1 euro për m2.

SIGURACIONI QË JU NEVOJITET, TASHMË EDHE ONLINE

Tashmë tek SIGAL UNIQA mund ta blini Sigurimin e Shtëpisë online brenda pak minutash dhe të kurseni kohë dhe para.

Kudo që të jeni, në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop, një klikim  në https://sigal.com.al/online/  dhe siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju!

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se një pronë e sigurtë

Për çdo pyetje apo informacion:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat