2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShifrat e 3-mujorit të parë/ Siguracionet në Maqedoninë e Veriut 40 milionë...

Shifrat e 3-mujorit të parë/ Siguracionet në Maqedoninë e Veriut 40 milionë €, tregu u rrit 10%

Sigurimi i pasurisë mbetet klasa më e madhe e sigurimeve vullnetare në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Sigurimi Privat i Shëndetit, për herë të parë deri më tani, është klasa e dytë më e madhe e sigurimit vullnetar.

Kështu thuhet në raportin më të fundit nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, institucioni që mbikqyr tregun e sigurimeve në shtetin fqinj.

Investimet në sigurimet jo-jetë në tre muajt e parë të këtij viti, arritën në 2,5 miliardë denarë (40,5 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), tregu i sigurimeve jo-jetë u rrit me 10 për qind (3.5 milionë euro) në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në tre muajt e parë të këtij viti janë lidhur gati 307 mijë kontrata sigurimesh jo-jetë, që është 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Personat e siguruar kanë investuar 555,6 milionë denarë (9 milionë euro) në sigurimin e pasurisë për këtë periudhë, që është 5% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Pavarësisht rënies së vogël, sigurimi i pasurisë mbetet më i madhi, domethënë klasa më e shitur e sigurimit vullnetar.

Sigurimet e Shëndetit Privat në periudhën e pas kovidit vazhdon të jetë sigurimi më popullor sipas rritjes së investimeve. Për tre muajt e parë të këtij viti, 10 shoqëri të sigurimit jo-jetë kanë lidhur pothuajse 8 mijë kontrata sigurimesh.

Të siguruarit kanë investuar 225 milionë denarë (3,7 milionë euro) në këtë klasë sigurimi, çka do të thotë 81% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Rritjen më galopante, sipas Agjencisë së Mbikqyrjes së Sigurimeve, e ka sigurimi i kredisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në këtë klasë sigurimi janë investuar 121 mijë euro për tre muaj, ose 180% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky produkt ofrohet nga 5 kompani sigurimesh, të cilat në 3-mujorin e parë të vitit kanë lidhur 1000 kontrata.

Rritje të ndjeshme, me heqjen e masave anti-Covid, ka edhe Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim. Krahasuar me vitin e kaluar, shitjet e këtij siguracioni janë rritur me 80% krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2021 (500.000 euro).

LEXO EDHEShëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS…/ SIGAL, miku më i mirë në udhëtimet tuaja jashtë Shqipërisë

Sigurimi i automjeteve ndërkohë vijon të jetë dominant edhe në Maqedoninë e Veriut. Për tre muajt e parë të vitit janë lidhur gati 176 mijë kontrata sigurimi TPL nga të cilat 32 mijë Karton Jeshil.

Vlera e policave për automjetet, të shitura në tre muajt e parë, ka kaluar një miliard denarët (17 milionë euro) me një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

LEXO EDHEWorkshop-i rajonal/ Dëmet e paguara, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat