13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët dhe shëndeti online/ 48% e tyre marrin informacion në internet

Shqiptarët dhe shëndeti online/ 48% e tyre marrin informacion në internet

Agjencisë Europiane të Statistikave ka publikuar së fundmi të dhënat mbi aktivitetet e individëve në internet. Mes shumë të dhënave të tjera, një ndër to është edhe informacioni që mund të marrin individët online lidhur me kujdesin shëndetësor.

Ky publikim vjen në formën e një ankete, ku pjesë është edhe Shqipëria.

Shifrat tregojnë se gjatë vitit 2021, 48% e shqiptarëve kanë kërkuar informacion mbi shëndetin online. Krahasuar me vitin 2020, ky tregues ka pësuar rritje me 7%.

Që nga viti 2018-të kur “EUROSTAT” disponon të dhëna për vendin tonë, ky tregues ka ardhur duke u rritur gradualisht, nga 30%, në 48%.

Megjithatë, rritjen me të madhe e regjistron nga viti 2020, në vitin 2021 dhe kjo shihet të jetë pasojë e nevojës për t’u informuar mbi pandeminë e shkaktuar nga Covid-19.

Mesatarja e Bashkimit Europian, gjatë vitit 2021, për personat të cilët kanë kërkuar informacion shëndetësor online është 55%.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e parafundit, ndërsa në fund gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercegovinën, me 45% të individëve që janë informuar online mbi shëndetin.

Në vend të parë me përqindjen më të lartë renditet Serbia, me 56%, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me nga 50% secili vend.

Sa i përket Europës, përqindjen më të ulët të individëve që kanë kërkuar informacion shëndetësor online mes vendeve të Europës e ka Bullgaria, me 36%, ndjekur nga Rumania dhe Gjermania, me 40% dhe 45% përkatësisht.

Në vend të parë me përqindjen më të lartë është Finlanda, e cila regjistron 80% të individëve që kanë përdorur internetin për të kërkuar informacion shëndetësor online gjatë vitit 2021.

TELESHËNDET, RISIA E SIGAL UNIQA

Të sëmureshe dikur do të thoshte të udhëtoje tek zyra e mjekut për t’u ulur në një dhomë pritjeje me individë të tjerë të sëmurë aty rrotull. Pak ose asnjë njeri nuk ka dëshirë të dalë nga shtëpia kur janë të sëmurë, dhe sot falë teknologjisë, shumë njerëz nuk kanë përse ta bëjnë më këtë gjë.

Këtij trendi botëror tashmë ju bashkua edhe kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri e rajon, SIGAL UNIQA Group Austria e cila ka sjellë shërbimin inovator “Teleshëndet” për të qenë pranë klientëve të saj në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor.

Dhe e gjithë kjo pa qenë nevoja të shkoni në spital apo të prisni në rradhë mjekun, duke ju mbrojtur kështu nga sëmundje dhe viruse që po qarkullojnë gjerësisht.

Çfarë është “TeleShëndet”?

“Teleshëndet” është një aplikacion për telefona celularë (android dhe iphone) në mënyrë që sa herë të keni nevojë për t’u konsultuar me një mjek, të keni mundësi t’a telefononi atë me video ose audio 24/7 dhe kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë

Cilat janë shërbimet që më ofron platforma “TeleShëndet”?

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
  • Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;

Kujt i ofrohet shërbimi nga “TeleShëndet”?

SIGAL e ka krijuar këtë shërbim për klientët dhe të siguruarit. Kjo do të thotë se ju mund ta blini këtë shërbim në çdo pikë shitje të autorizuar nga SIGAL UNIQA apo direkt në faqen e web-it të kompanisë.

Gjithashtu, për klientë të caktuar që kanë Kartën e Shëndetit Silver apo Gold) këtë shërbim e përfitojnë falas.

LEXO EDHEGjithçka duhet të dini rreth shërbimit “TeleShëndet”, risia e SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat