15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore"Amazon" i futet tregut të sigurimeve

“Amazon” i futet tregut të sigurimeve

Gjigandi botëror Amazon do të futet edhe në tregun e sigurimeve duke ofruar fillimisht sigurim për klientët e bizneseve të vogla dhe të mesme në Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarët e programit të Amazon Prime Business do të jenë në gjendje të blejnë mbulim nga Superscript si sigurimi i përmbajtjes, sigurimi kibernetik dhe sigurimi i dëmshpërblimit profesional, të cilin një zëdhënës i Superscript tha se do të nënshkruhej nga “siguruesit kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Atyre do t’u ofrohet një zbritje prej 20% ndaj tarifave aktuale si një mënyrë për të tërhequr bizneset ndaj tyre.

Më shumë se 50% e klientëve janë të përgatitur për të blerë sigurime nga lojtarë jo-tradicionalë, siç janë firmat e teknologjisë së madhe ose teknologjisë së sigurimeve (insurtech), sipas një studimi të fundit të kryer me 12,000 njerëz në nivel global nga “Capgemini”.

“Industria (e sigurimeve) duhet të kapërcejë ndarjen midis siguruesve dhe klientëve duke siguruar një proces të shpejtë dhe të qetë të blerjes që është i përqendruar tek klientët,” tha në një deklaratë Cameron Shearer, bashkëthemeluese dhe CEO i Superscript.

Futja e Amazon në sigurimin e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi Insurtech Next Insurance në SHBA tha në mars se po ofronte mbulim për bizneset e vogla amerikane përmes Amazon Business Prime.

“Ndërsa bizneset dalin nga pandemia dhe gradualisht rifillojnë normalitetin, ne duam që klientët të kenë mjetet më të mira në klasë për të drejtuar biznesin e tyre,” tha Molly Dobson, Menaxhere e Vendit për Amazon Business UK & Ireland.

Ekspertët shprehen se siguruesit, bankat dhe firmat e teknologjisë kanë më shumë gjasa të krijojnë partneritete sesa të konkurrojnë drejtpërdrejtë, duke pasur parasysh vështirësitë dhe shpenzimet për të huajt në hyrjen në sektorin e financave të rregulluar shumë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat