17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet për vdekje një grua në autostradën Laç-Lezhë, shoferi largohet nga vendngjarja

Aksidentohet për vdekje një grua në autostradën Laç-Lezhë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë afër mbikalimit të Patokut.

Viktima është një femër ende e paidentifikuar.

Ajo dyshohet të ketë tentuar të kalojë autostradën, por është përplasur nga një automjet duke e lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi u ngjarjes.

LEXO EDHE23% e mjeteve të pasiguruara, dëmet prej tyre në rritje/ Fondi i Kompensimit pagoi 1.6 milionë euro në 7 muaj

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor“, njofton policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti dhe për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat