13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet23% e mjeteve të pasiguruara, dëmet prej tyre në rritje/ Fondi i...

23% e mjeteve të pasiguruara, dëmet prej tyre në rritje/ Fondi i Kompensimit pagoi 1.6 milionë euro në 7 muaj

Dëmet e paguara nga Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve këtë vit janë në rritje të ndjeshme.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për shtatë muajt e parë të vitit ky fond pagoi dëme në vlerën e 187 milionë lekëve ose rreth 1.6 milionë eurove.

Dëmet e paguara janë rritur me 24.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.

Paralelisht me vlerën e dëmeve të paguara po rritet edhe vlera e dëmeve pezull që janë në proces të shlyerjes nga ky fond.

Të dhënat e AMF tregojnë se në fund të muajit korrik, vlera e dëmeve pezull të Fondi arriti në 988 miliardë lekë, në rritje me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dëmet pezull përfshijnë ato në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Rritja e vlerës së dëmeve të paguara dhe atyre pezull nga Fondi i Kompensimit në thelb dëshmojnë një tendencë në rritje të dëmeve nga mjetet e pasiguruara.

Në Shqipëri është një numër i lartë i mjeteve të pasiguruara, fakt që vështirëson edhe aplikimin e sistemit “bonus-malus” për sigurimin TPL.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të vitit 2021 numri i automjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht në Shqipëri, ishte rreth 741 mijë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të njëjtin vit kompanitë e sigurimeve raportuan 568 mijë polica sigurimi të shitura në klasën e sigurimit motorik për përgjegjësitë e brendshme ndaj palëve të treta.

Nga raporti mes këtyre shifrave rezulton se më pak se 77% e mjeteve të regjistruara janë siguruar sipas kërkesave të ligjit për sigurimet e detyrueshme motorike.

23% e totalit, ose rreth 173 mijë mjete, rezultojnë të pasiguruara. Shifra në vetvete është shumë e lartë dhe përfaqëson një vlerësim maksimal, pasi me shumë mundësi një pjesë e madhe e këtyre mjeteve nuk qarkullojnë rregullisht.

Si mund të flitet ende në vitin 2022 për automjete që lëvizin të pasiguruara? Ku është policia e shtetit, e cila ka detyrim të kontrollojë çdo automjet që të mos qarkullojë pa siguracionin e detyrueshëm?

Si mund të flitet për drejtues mjetesh që sigurojnë makinën nga frika e policit në rrugë dhe nuk sigurojnë shëndetin e tyre?

Madje edhe siguracioni “TPL”, që shumë individë e konsiderojnë “taksë”, e bëjmë në fakt që ti “mbyllim sytë” policit në rrugë por harrojmë që ajo është një kontratë sigurimi, që mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit ndaj palëve të treta. Ato materiale dhe ato shëndetësore mbi të gjitha, që kushtojnë jo pak.

Mos udhëtoni nëse automjeti juaj nuk ka një siguracion pasi pasojat finanaciare mund të jenë tepër të larta.

  • Më e pakta është gjoba që merret direkt sapo identifikohet nga policia.
  • Nëse personi (me automjet të pasiguruar) i shkakton dëm një mjeti tjetër të siguruar (dëm i cili paguhet nga kompania e sigurimit), atëherë këtë dëm detyrohet ta paguajë vetë personi që është i pasiguruar.
  • Por më e keqja është nëse ndodh një aksident me pasoja në jetë njerëzish (pra dëmton mjetin dhe njerëz me plagosje apo humbje jete) të gjitha këto shpenzime i ngarkohen personit që është i pa siguruar.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat