19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet në Kroaci autobusi me targa shqiptare, 1 i vdekur dhe 9...

Aksidentohet në Kroaci autobusi me targa shqiptare, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në një aksident në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinje, në Kroaci.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:43, kur një autobus me targa shqiptare për arsye të panjohur ka humbur kontrollin, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.

Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar 58-vjeçar.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.

LEXO EDHE:  Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat