13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti në Maliq/ Arrestohet shoferi i dehur, 17-vjeçarja me helikopter drejt Tiranës

Aksidenti në Maliq/ Arrestohet shoferi i dehur, 17-vjeçarja me helikopter drejt Tiranës

Një 51 vjeçar është vënë në pranga për aksidentin me tre të lënduar që ndodhi mbrëmjen e së martës në afërsi të qytezës së Maliqit.

Bëhet e ditur se në pranga u vu 51-vjeçari J. L., pasi automjetin e tij tip “Renault” po e drejtonte në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e fshatit Plasë, kur automjeti i drejtuar nga 51-vjeçari u përplas me një mjet që drejtohej nga shtetasi B. C.

LEXO EDHEAksident në Maliq, dy makina përfundojnë në kanal. 4 të plagosur

Goditja e mjeteve ka qenë aq e fortë saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë duke u dashur edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës.

Ndërkohë, paraditen e sotme është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasagjerja 17-vjeçare, e identifikuar si Jehona Elmasllari ndërsa 3 të plagosurit e tjerë nuk janë në rrezik për jetën.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat