18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i detyrueshëm i makinës/ Ja kompania e sigurimeve e para në...

Sigurimi i detyrueshëm i makinës/ Ja kompania e sigurimeve e para në treg dhe që paguan më shumë dëme

Tregu i sigurimeve shfaqi sinjale pozitive gjatë muajit shkurt.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, për dymujorin e parë të këtij viti, primet e shkruara bruto kishin vlerën e 2.8 miliardë lekëve.

Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen dominuese, me 67% të primeve të shkruara bruto.

Rritja më e lartë u regjistrua në produktin e kartonit jeshil, me më shumë se 35%.

LEXO EDHERriten dëmet e paguara/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL-it edhe jashtë Shqipërisë

Ndërsa produkti me peshën më të lartë në treg, sigurimi i brendshëm motorik (MTPL) regjistroi një rritje me 7.2%.

SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimeve me përqindjen më të lartë në treg, çka tregon besimin që ka krijuar tek qytetarët.

Ndërkohë edhe sa i përket dëmeve të paguara, po SIGAL UNIQA del kompania me përqindjen më të lartë.

Numri i kontratave në sigurimin e jo-jetës u rrit me 14.8% krahasuar me dymujorin e vitit të kaluar dhe ndikimin kryesor e dhanë pikërisht produktet e sigurimit të aksidenteve dhe shëndetit, ku kontratat u shtuan me pothuajse 93% krahasuar me një vit më parë.

Në total, për dy muajt e parë të vitit siguruesit paguan mbi 9 mijë dëme, shifër kjo 14% më e lartë krahasuar me një vit më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat