16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet nga shpejtësia/ Në 10 muaj, 4 mijë shoferë të gjobitur. Ekspertët:...

Aksidentet nga shpejtësia/ Në 10 muaj, 4 mijë shoferë të gjobitur. Ekspertët: E pamjaftueshme

Aksidenti i rëndë i shënuar dy ditë më parë pranë Kryeministrisë në Tiranë, ku u plagosën 2 persona, ndodhi për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë në zonat e banuara.

Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit ishte ndëshkuar edhe më herët.

Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë që parqet kjo shkelje haset mjaft dendur në kryeqytet.

Vetëm gjatë këtyre 10 muajve, policia ka ndëshkuar rreth 4 mijë drejtues mjeti për shpejtësi ku gjoba varion nga 10 deri në 40 mijë lekë të reja.

Një makinë që ecën me shpejtësi në qytet është bombë. Nuk parashikohet çfarë dëmi sjell. Po ta shohësh janë veprime që nuk i jep dot shpjegim. Është çmenduri. Akoma në nuk po bëjmë një edukatë qytetare për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor“, shpjegon për Top-Channel eksperti rrugor Arben Luzi.

Me ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, edhe për shkelje të rënda si shpejtësia, drejtuesi i mjetit nuk e humb lejen e drejtimit nëse zgjedh të paguajë dyfishin e gjobës.

Por kjo nuk e vret as ekonomikisht pasi sipas ndryshimeve nëse gjoba paguhet brenda 15 ditëve, ulet me 50% duke e ulur gjobën në vlerën fillestare.

Kjo dispozitë nuk duhet të aplikohet për personat që janë përsëritës të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Të aplikohet dyfishi i gjobës dhe tu ulen pikët në patentë. Ulja e vazhdueshme e pikëve sjell humbje të patentës“, thotë Luzi.

Referuar statistikave, aksidentet e rënda ku faktor kryesor ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara apo përdorimi i alkoolit apo lëndëve psikotrope nga drejtuesi i mjetit kryen kryesisht nga moshat e reja, 20-30 vjeç.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore/ Shefi i Urgjencës: Mesatarja ditore ka qenë 46, këtë vit është 50. Janë dëme të mëdha

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, gjatë periudhës janar-shtator 2023, 139 kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur në 863 aksidente rrugore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat